BYD dhe DJI prezantojnë sistemin inteligjent të dronëve të montuar në automjet

Prodhuesi kinez i automjeteve BYD dhe gjiganti i dronëve DJI paraqitën së bashku një sistem inteligjent droni të montuar në automjet, me synimin për të transformuar makinat në platforma argëtimi dhe eksplorimi të lëvizshëm. Sistemi, i quajtur “Lingyuan”, integron dronin me automjetin, duke ofruar një fushë vertikale shikimi për të kapur momentet e udhëtimit në […]

Mars 3, 2025 - 13:30
 0
BYD dhe DJI prezantojnë sistemin inteligjent të dronëve të montuar në automjet

Prodhuesi kinez i automjeteve BYD dhe gjiganti i dronëve DJI paraqitën së bashku një sistem inteligjent droni të montuar në automjet, me synimin për të transformuar makinat në platforma argëtimi dhe eksplorimi të lëvizshëm.

Sistemi, i quajtur “Lingyuan”, integron dronin me automjetin, duke ofruar një fushë vertikale shikimi për të kapur momentet e udhëtimit në kohë reale. Ai do të jetë i disponueshëm në të gjitha modelet BYD, njoftoi kompania të dielën, gjatë aktivitetit të prezantimit në Shenzhen, një qendër e madhe e teknologjisë në Guangdong në jug të Kinës.

“Lingyuan” përmban një platformë uljeje të montuar në makinë, e cila lëviz duke mundësuar ngritje dhe ulje të automatizuar, xhirime të sinkronizuara apo ruajtje dhe karikim të shpejtë të dronit, sipas Yang Dongsheng, zv/President i BYD.

“Bashkëpunimi midis BYD dhe DJI është shumë më tepër sesa thjesht vendosja e një droni në një makinë,” tha në aktivitet Wang Chuanfu, Kryetar dhe President i BYD.

Luo Zhenhua, President i DJI, vlerësoi bashkëpunimin duke theksuar se teknologjia nuk duhet të përdoret vetëm për të krijuar lodra për pakicën. “Duhet të jetë një mjet që i sjell përfitime botës”, tha ai duke e quajtur partneritetin një përparim në inovacionin e produktit dhe një riimagjinim të ekosistemit të lëvizshmërisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.