EMRAT / Shpërndanin kartëmonedha euro të falsifikuara, dy të arrestuar në Vlorë

Goditet një rast i shpërndarjes së kartëmonedhave të falsifikuara. Arrestohen shtetasit Jurgen Tërpo dhe Bledar Sulko, pasi siguronin euro të falsifikuara në qytetin e Vlorës. Po ashtu procedohet dhe shtetasi Trifon Kiço, i cili fuste në treg kartëmonedhat false duke kryer blerje në biznese të ndryshme të qytetit. Gjatë operacionit u sekuestrua në cilësinë e […]

Mars 11, 2025 - 13:00
 0
EMRAT / Shpërndanin kartëmonedha euro të falsifikuara, dy të arrestuar në Vlorë

Goditet një rast i shpërndarjes së kartëmonedhave të falsifikuara.

Arrestohen shtetasit Jurgen Tërpo dhe Bledar Sulko, pasi siguronin euro të falsifikuara në qytetin e Vlorës.

Po ashtu procedohet dhe shtetasi Trifon Kiço, i cili fuste në treg kartëmonedhat false duke kryer blerje në biznese të ndryshme të qytetit.

Gjatë operacionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shumë prej 2550 eurosh të dyshuara të falsifikuara, në prerje 50 dhe 100 euro.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.