Kredi me 0% interes, hapen aplikimet për 530 punonjës të administratës publike

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar hapjen e aplikimeve për punonjësit e Administratës Publike që përfitojnë nga programi i kredisë së lehtësuar për blerjen e banesës. Nga ky program do të përfitojnë 530 punonjës të administratës publike në 12 institucione të përfshira. Kjo kredi e lehtësuar për blerjen e banesave do të jetë me 0 % […]

Mars 11, 2025 - 13:00
 0
Kredi me 0% interes, hapen aplikimet për 530 punonjës të administratës publike

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar hapjen e aplikimeve për punonjësit e Administratës Publike që përfitojnë nga programi i kredisë së lehtësuar për blerjen e banesës. Nga ky program do të përfitojnë 530 punonjës të administratës publike në 12 institucione të përfshira.

Kjo kredi e lehtësuar për blerjen e banesave do të jetë me 0 % interes, ndërsa aplikimi do të bëhet në portalin e-Albania.

Institucionet përfituese:

Ministria e Brendshme (90 kuota)

Ministria e Arsimit dhe Sportit (90 kuota)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (80 kuota)

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (30 kuota)

Ministria e Mbrojtjes (30 kuota)

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (30 kuota)

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (30 kuota)

Ministria e Drejtësisë (30 kuota)

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme (30 kuota)

Ministria e Financave (30 kuota)

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (30 kuota)

Kryeministria (30 kuota)

Kriteret:

Të jeni i punësuar në administratën publike, sipas ligjit “Për strehimin social”

Të mos keni një banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të keni një banesë nën normat e strehimit

Të mos zotëroni pasuri të paluajtshme apo të luajtshme mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar

Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.