Të mëdhenjtë duan çerekfinalen, sot spikat Liverpool-PSG, ndeshje më të lehta për Barcelonën, Bayern dhe Inter
UEFA Champions League ndan sot 4 biletat e para të fazës çerekfinale. Duelet e kthimit të 1/8 do të luhen dhe do të


UEFA Champions League ndan sot 4 biletat e para të fazës çerekfinale.
Duelet e kthimit të 1/8 do të luhen dhe do të transmetohen në Tring në dy orare 18:45 dhe 21:00.
Gjithçka nis me derbin iberik Barcelona-Benfika. Ndeshja e parë në Lisbonë u mbyll 1 me 0 për katalanasit falë një goli të Rafinjës, rezultat shumë i çmuar po të kemi parasysh se blaugranat luajtën që në mesin e pjesës së parë me 10 lojtarë.
Skuadra e Hansi Flik është e freskët fizikisht pasi në fundjavë nuk luajti ndeshjen e kampionatit pasi klubi u shokua nga vdekja e parakohshme e një prej mjekëve të ekipit.
Edhe sfida e parë e 1/8, por edhe ndeshja në fazën e ligës fituar 5 me 4 me përmbysje nga katalanasit kanë qenë shumë të forta, ndaj sot vërtet spanjollët janë të favorizuar, por Benfika beson tek përmbysja.
Në mbrëmje spikat supersfida Liverpool-PSG.
Dueli i parë në Francë ishte spektakolar dhe prodhojnë fitore për anglezët, në një ndeshje ku PSAG dominoi plotësisht dhe humbi raste pa fund për shënim.
Të paktën referuar ndeshjes së parë, dueli sot në Anfilld pritet të jetë i zjarrtë.
Impenjime të lehta sonte nga ana tjetër për Bajern dhe Inter.
Gjermanët fituan ndeshjen e parë 3 me 0 në shtëpi në derbin gjerman ndaj Leverkuse, ndaj sonte në transertë duhet vetëm të administrojnë suksesin e Alianz.
Ndërkohë që Inter është i qetë pasi mundi 2 me 0 Fejenordin në Holandë në duelin e parë.
Sonte trajneri Inzagi do të bëjë sërish disa ndryshime në raport me ndeshjen e fundit në kampionat. Kristjan Asllani do të rikthehet titullar ashtu sikurse ishte edhe në De Kuip mesjavën e kaluar./vizionplus.tv
What's Your Reaction?






