Shkrumbohet banesa në Vlorë, shkak shpërthimi i bombolës së gazit

Një banesë është përfshirë nga flakët pak momente më parë në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. A2 CNN mëson se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Banesa e ndodhur në katin e dytë të një godine banimi në brendësi të lagjes është shkrumbuar thuajse plotësisht. Sipas informacioneve nuk ka persona të lënduar […]

Mars 11, 2025 - 15:30
 0
Shkrumbohet banesa në Vlorë, shkak shpërthimi i bombolës së gazit

Një banesë është përfshirë nga flakët pak momente më parë në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.

A2 CNN mëson se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Banesa e ndodhur në katin e dytë të një godine banimi në brendësi të lagjes është shkrumbuar thuajse plotësisht.

Sipas informacioneve nuk ka persona të lënduar nga flakët, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Efektivët zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe pak minuta pas shpërthimit të flakëve kanë bërë të mundur izolimin e tyre duke mos lejuar përhapjen në banesa të tjera të pallatit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.