Pas ditës së verës, rikthehet dimri me ulje temperaturash dhe reshje bore

Dita e sotme ka nisur me reshje të pakta, por në mbrëmje priten rrebeshe kryesisht në veri dhe në qendër. Parashikimi i motit u dha në “Dita Jonë” nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, sipas të cilës kjo situatë do të vijojë edhe gjatë natës dhe nesër por të premten dhe të shtunën do […]

Mars 12, 2025 - 10:00
 0
Pas ditës së verës, rikthehet dimri me ulje temperaturash dhe reshje bore

Dita e sotme ka nisur me reshje të pakta, por në mbrëmje priten rrebeshe kryesisht në veri dhe në qendër. Parashikimi i motit u dha në “Dita Jonë” nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, sipas të cilës kjo situatë do të vijojë edhe gjatë natës dhe nesër por të premten dhe të shtunën do të ketë përmirësim të kushteve meteorologjike.

“Orët në vijim përmirësohet moti, në mesnatë përsëri rrebeshe. Temperaturat do të jenë 6-22 gradë në rang territori. Kthjellime dhe reshje të pakta, por në mbrëmje rrebeshe në veri e në qendër dhe gjatë natës e mëngjesin e nesërm në të gjithë Shqipërinë. E premtja sjell përmirësim të kushteve të motit vetëm ndonjë reshje të paktë me temperatura 24-25 grade celcius”.

Por pas ditës së verës meteorologia e A2 CNN paralajmëron rikthim të dimrit me ulje të theksuar të temperaturave dhe reshje bore.

“E diela risjell reshje e rrebeshe në territor, të cilat të hënën do të jenë të lokalizuara në skajin verior. Rikthehen reshjet e dëborës gjatë ditës së hënë. E premtja e shtuna në kushte komode maksimumi i temperaturave do të jetë 24-25 gradë. Të dielën rënie e theksuar me 4 gradë, deri të hënën. Nga dita e verës do të kalojmë në kushtet e dimrit”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.