VIDEO/ Aksident i rëndë në Itali, kamioni përplas për vdekje 65-vjeçarin shqiptar

ITALI– Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e djeshme (11 mars), rreth orës 15:00, në komunën Azzano Decimo. Viktima është Xhavit Halilaj,

Mars 12, 2025 - 11:30
 0
VIDEO/ Aksident i rëndë në Itali, kamioni përplas për vdekje 65-vjeçarin shqiptar

ITALI– Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e djeshme (11 mars), rreth orës 15:00, në komunën Azzano Decimo.

Viktima është Xhavit Halilaj, 65-vjeçari me banim në Sacile me origjinë nga Shqipëria.

 

Sipas mediave italiane, Halilaj i bëri shenjë një kamionçine që po transportonte mjete pune që të ndalonte, pasi po humbte një pjesë të ngarkesës.

Të dyja mjetet dolën në korsinë e emergjencës. Në momentin që 65-vjeçari doli nga makina u godit nga një kamion që po afrohej.

Tre personat në bordin e makinës u plagosën në aksident dhe u dërguan në spital./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.