Urdhër arresti për Milorad Dodik, presidenti i serbëve të Bosnjes akuzohet për sulm ndaj rendit kushtetues
Prokuroria e Bosnjë Hercegovinës ka lëshuar një urdhër arresti për presidentitn e republikës Sërbska Milorad Dodik si dhe për kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe


Prokuroria e Bosnjë Hercegovinës ka lëshuar një urdhër arresti për presidentitn e republikës Sërbska Milorad Dodik si dhe për kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Paralmentit të këtij entiteti, Nenad Stevandiq.
Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”.
Ky vendim vjen në ditën kur autoritetet në Republikën Sërpska planifikojnë që entitetin në Bosnje e Hercegovinë ta përcaktojnë si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën për vetëvendosje, të krijojnë ushtrinë e vet dhe të heqin Këshillin e Popujve, sipas një drafti të ri të Kushtetutës të Republikës Sërpska.
Këto ndryshime bien ndesh me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës.
Ekspertët e konsiderojnë këtë si hapin e parë të shkëputjes së Republika Sërpska nga Bosnjë Hercegovina.
Ligjet jokushtetuese janë miratuar pasi Dodiku u dënua, në shkallë të parë, nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim si dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të postit të presidentit për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar./vizionplus.tv
What's Your Reaction?






