U bë i famshëm duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi, vdes TikTokeri 24-vjeçar

Efekan Kultur, i cili u bë i famshëm në rrjetin social TikTok në Turqi por edhe në mbarë botën, për sasitë e tepërta të ushqimit që konsumonte, ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare. Kultur vdiq më 7 mars pas tre muajsh shtrimi në spital për probleme me lëvizjen dhe sistemin e frymëmarrjes. 24-vjeçari ishte bërë […]

Mars 12, 2025 - 13:00
 0
U bë i famshëm duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi, vdes TikTokeri 24-vjeçar

Efekan Kultur, i cili u bë i famshëm në rrjetin social TikTok në Turqi por edhe në mbarë botën, për sasitë e tepërta të ushqimit që konsumonte, ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.

Kultur vdiq më 7 mars pas tre muajsh shtrimi në spital për probleme me lëvizjen dhe sistemin e frymëmarrjes.

24-vjeçari ishte bërë i famshëm në Turqi për videot mukbang në të cilat krijuesi konsumon sasi të mëdha ushqimi teksa bisedon me ndjekësit e tij.

Gjendja e 24-vjeçarit dhe vështirësitë në frymëmarrje ishin të tilla që ai nuk mundi të vizitonte varrin e nënës së tij, e cila kishte vdekur një vit më parë.

Së fundmi, Kultur ishte kthyer në shtëpinë e tij për të vazhduar trajtimin atje dhe aty dha frymën e fundit.

Varrimi i tij u bë dje në një varrezë në një periferi të Stambollit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.