BE: Të ulen tensionet në Serbi! Brukseli zyrtar reagon pas thirrjeve për protestën e 15 marsit

Pas paralajmërimeve për një tubim të madh në Beograd, që planifikohet të mbahet më 15 mars Bashkimi Europian ka bërë thirrje për qetësi.

Mars 12, 2025 - 15:00
 0
BE: Të ulen tensionet në Serbi! Brukseli zyrtar reagon pas thirrjeve për protestën e 15 marsit

Pas paralajmërimeve për një tubim të madh në Beograd, që planifikohet të mbahet më 15 mars Bashkimi Europian ka bërë thirrje për qetësi.

“BE-ja vazhdimisht bën thirrje për uljen të tensioneve, duke krijuar kushte për një dialog përfshirës që përfshin të gjitha palët e interesuara, përfshirë aktorët politikë, institucionet dhe anëtarët e shoqërisë civile, për t’u marrë me reformat e nevojshme për të ardhmen e Serbisë në BE”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Zyrtarët e BE-së konfirmuan se po ndjekin me kujdes situatën e brendshme politike në Serbi dhe mobilizimin e madh të studentëve dhe grupeve të tjera.

E pyetur mbi deklaratat e Vuçiç, që tha se Perëndimi qëndron pas “revolucionit shumëngjyrësh, ashtu siç ai e quan mobilizimin e studentëve dhe qytetarëve në Serbi, BE përgjigjet: “Dezinformatat dhe retorika politike, përfshirë ato kundër BE-së dhe shteteve anëtare nuk kanë vend në rrugën drejt integrimit në BE”

Prej 4 muajsh studentët po organizojnë tubime në disa qytete  të mëdha në Serbi duke kërkuar të mbahet përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në Novi Sad, pas shembjes të një strehe betoni në stacionin hekurudhor më 1 nëntor 2024.

Drejt Beograd janë nisur tashmë në këmbë studentë nga rajone të ndryshme të Serbisë, të cilët do të përshkojnë shumë kilometra për të marrë pjesë në protestën masive në 15 mars./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.