Influencerja vritet “live” teksa po bënte një video në rrjete sociale

Vrasje drejtpërdrejt në rrjetet sociale. Influencuesja Airi Sato nga Japonia, 22 vjeçare, vdiq si pasojë e plagëve të shkaktuara nga një individ gjatë transmetimit ‘live’ në internet. Protagonistja ishte duke ecur nëpër lagjen Shinjuku teksa po bënte një video në një platformë transmetimi në rrjete sociale, kur një burrë e sulmoi atë me një thikë. Ai e goditi […]

Mars 12, 2025 - 17:30
 0
Influencerja vritet “live” teksa po bënte një video në rrjete sociale

Vrasje drejtpërdrejt në rrjetet sociale. Influencuesja Airi Sato nga Japonia, 22 vjeçare, vdiq si pasojë e plagëve të shkaktuara nga një individ gjatë transmetimit ‘live’ në internet.

Protagonistja ishte duke ecur nëpër lagjen Shinjuku teksa po bënte një video në një platformë transmetimi në rrjete sociale, kur një burrë e sulmoi atë me një thikë. Ai e goditi dhjetëra herë në qafë dhe gjoks derisa ajo vdiq, sipas transmetuesit publik NHK.

Menjëherë nisi një operacion i departamentit të policisë, i cili çoi në arrestimin e autorit të dyshuar të goditjes me thikë, Kenichi Takano , 42 vjeç. Ky i fundit u ka thënë hetuesve se ka shkuar në Tokio pasi e ka parë një reklamë, e ka kërkuar dhe e ka lokalizuar, duke shkuar me atë përfundim fatal.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.