Video/ “Ishte e tmerrshme, objektet binin, fëmijët qanin”/ Tërmeti shkund Napolin, banorët e kalojnë natën jashtë mes panikut

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 01:25 të natës, me orën italiane, në zonën e Napolit. Tërmeti ka qenë me qendër në zonën e Pozzuoli dhe është ndjerë në të gjithë qytetin. Shumë banorë kanë dalë të frikësuar nga shtëpitë e tyre ndërsa nga pamjet e shpërndara në […]

Mars 13, 2025 - 09:00
 0
Video/ “Ishte e tmerrshme, objektet binin, fëmijët qanin”/ Tërmeti shkund Napolin, banorët e kalojnë natën jashtë mes panikut

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 01:25 të natës, me orën italiane, në zonën e Napolit.

Tërmeti ka qenë me qendër në zonën e Pozzuoli dhe është ndjerë në të gjithë qytetin. Shumë banorë kanë dalë të frikësuar nga shtëpitë e tyre ndërsa nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihen dëmet e shumta materiale të shkaktuara.

Copat e shkëputura nga ndërtesat kanë dëmtuar makinat e parkuara, ndërsa edhe nga brenda shumë banesa janë shkatërruar.

Qytetarët deklaruan të tmerruar se nuk do kalonin natën në shtëpi.

“Ishte e tmerrshme, objektet binin, fëmijët qanin. Gardobaja u drodh dhe nuk ndaloi. Nuk do të kthehemi sonte në shtëpi”, deklaronin ata.

Si masë paraprake, shkollat ​​janë mbyllur në Pozzuoli, Bagnoli dhe Fuorigrotta.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.