Në kërkim për disa vepra penale, kapet 28-vjeçari në Kurbin! Si i riu tentoi t’i arratisej policisë

Një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim për disa vepra penale është arrestuar në Kurbin. Në Komisariat është shoqëruar edhe një i afërm i

Mars 13, 2025 - 12:30
 0
Në kërkim për disa vepra penale, kapet 28-vjeçari në Kurbin! Si i riu tentoi t’i arratisej policisë

Një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim për disa vepra penale është arrestuar në Kurbin.

Në Komisariat është shoqëruar edhe një i afërm i 28-vjeçarit, pasi në momentin e ndërhyrjes së Policisë, për kapjen e shtetasit në kërkim, i shoqëruari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, një 26-vjeçar që ishte në automjet me 28-vjeçarin.

Sipas njoftimit zyrtar, policia ka sekuestruar 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov).

“Shërbimet e Policisë kanë neutralizuar dhe arrestuar shtetasin K. B., 28 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në vitin 2023, për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe shkatërrim të pronës.

Nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje, dyshohet se para se të ndërhynte Policia, për kapjen e të kërkuarit, në automjetin e tij ndodheshin dhe shtetas të tjerë. Gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Gj. B., i afërm i shtetasit K. B., ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin M. D., 26 vjeç, të cilin shërbimet e Policisë e transportuan menjëhere në spital dhe ai është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Gj. B., pasi ka plagosur 26-vjeçarin, ka zbritur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., dhe është larguar me shpejtësi, me këmbë.

Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit të koduar “Hijet”, kanë kapur dhe kanë shoqëruar shtetasin Gj. B., dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Në përfundim të veprimeve do të ketë informacion të plotë në lidhje me rastin”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.