Një i plagosur, 28-vjeçari i armatosur tenton t’ia mbathë. Policia sqaron ngjarjen në Laç

Policia ka zbuluar detaje të reja për ngjarjen e ndodhur në Kurbin, ku pati edhe të shtëna arme mëngjesin e kësaj të enjteje. Sipas forcave të rendit, efektivët kishin informacione se 28-vjeçari Klaudio Buraku, qarkullonte me armë zjarri në lagjen nr.4 të Laçit dhe në momentin që ndërhynë për ta neutralizuar, kanë dëgjuar të shtëna, […]

Mars 13, 2025 - 12:30
 0
Një i plagosur, 28-vjeçari i armatosur tenton t’ia mbathë. Policia sqaron ngjarjen në Laç

Policia ka zbuluar detaje të reja për ngjarjen e ndodhur në Kurbin, ku pati edhe të shtëna arme mëngjesin e kësaj të enjteje.

Sipas forcave të rendit, efektivët kishin informacione se 28-vjeçari Klaudio Buraku, qarkullonte me armë zjarri në lagjen nr.4 të Laçit dhe në momentin që ndërhynë për ta neutralizuar, kanë dëgjuar të shtëna, e për më tepër i riu ka tentuar t’ia mbathë.

Blutë e Kurbinit ia dolën që të vënë në pranga Burakun, i cili ishte në kërkim për disa vepra penale, por gjatë ndjekjes, automjeti që ai drejtonte është përplasur me makinën e shërbimeve operacioneve të DVP Lezhë.

Pas neutralizimi të Burakut, policia ka kryer kontrolle dhe i gjeti atij 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov), por edhe municion luftarak.

28-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim që nga 2023, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe shkatërrim të pronës.

Nga hetimet e kryera në vendngjarje, dyshohet se para se të ndërhynte policia, për kapjen e të kërkuarit, në automjetin e tij ndodheshin dhe shtetas të tjerë.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Gjim Buraku, i afërm i Klaudio Buraku ka plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë shtetasin Mehmet Domi (26 vjeç), të cilin shërbimet e Policisë e transportuan menjëherë në spital dhe ai është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se Gjim Buraku pasi ka plagosur 26-vjeçarin, ka zbritur nga automjeti që drejtohej nga kushëriri i tij dhe është larguar me shpejtësi në këmbë.

Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit të koduar “Hijet”, kanë kapur dhe kanë shoqëruar Gjim Buraku ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.