Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë: Më 16 mars zgjidhet Kryepeshkopi i ri

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë cakton 16 marsin për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri, pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos. Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë bën me dije se zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepiskopin e ndjerë Anastasin, do […]

Mars 13, 2025 - 16:00
 0
Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë: Më 16 mars zgjidhet Kryepeshkopi i ri

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë cakton 16 marsin për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri, pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos.

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë bën me dije se zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepiskopin e ndjerë Anastasin, do të mbahet të Dielën e Dytë të Kreshmës më 16 mars 2025, në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Më 31 janar, me mijëra besimtarë ortodoksë, drejtues të kishave nga e gjithë bota, përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek, i dhanë në Tiranë lamtumirën e fundit kryepeshkopit Anastas, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.