Çerekfinale spektakolare në Champions/ Zbardhet kalendari, më 8 prill Bayern-Inter dhe Arsenal-Real Madrid

Me mbylljen e dueleve të 1/8 në Champions League, janë profilizuar tashmë çiftet çerekfinale por edhe datat konkrete kur do të zhvillohet secila

Mars 13, 2025 - 16:00
 0
Çerekfinale spektakolare në Champions/ Zbardhet kalendari, më 8 prill Bayern-Inter dhe Arsenal-Real Madrid

Me mbylljen e dueleve të 1/8 në Champions League, janë profilizuar tashmë çiftet çerekfinale por edhe datat konkrete kur do të zhvillohet secila ndeshje.

Nuk mungojnë sikurse edhe pritej përplasjet spektakolare, gjithçka do të nisë në datën 8 prill me dy takimet e para të cilat zhvillohen në të njëjtën orar 21;00. Bëhet fjalë për sfidën që do të luhet në Londër mes Arsenal dhe Real Madrid, si dhe duelin tjetër që zhvillohet në Gjermani mes Bajernit të Mynihut dhe Inter.

Pa diskutim këto në letër do të jenë dy çiftet më interesante duke qenë se janë sfida me traditë edhe në të kaluarën në këtë kompeticion. Ndërkohë të mërkurën, më 9 prill pra 21:00 është radha e dy ndeshjeve të tjera. Në Angli përballja mes Aston Viles dhe PSG ndërsa në Katalonjë, Barcelona pret Dortmundin.

Në këto dy çifte më të favorizuara janë francezët e PSG të cilët hoqën së fundmi superfaboruett e Liverpool, ndërsa Barcelona konsiderohet një nga pretendentet e mëdha për fitoren e trofeut. Ndeshjet e kthimit do të luhen një javë më vonë.

Këtë herë çiftet Aston Vila PSG dhe Barcelona-Dortmund do të luhen të martën e 15 prillit, ndërsa supersfida Inter Bajern dhe Real-Arsenal do të luhen të mërkurën e 16 prillit.

Vizion Plus do të transmetojë si zakonisht ndeshje të mërkurave më 9 dhe 16 prill. Vlen të theksohet fakti se fituesja e çiftit Inter-Bajern do të presë në gjysmëfinale fituesen e çiftit Barcelona-Dortmund, ndërsa fituesja e Real-Arsenal do të luajë në gjysmë, finale me fituesen çiftit PSG-Aston Vila.

Kjo do të thotë se El Klasiko të  mundshëm ose një duel Real-Bajern apo Real Inter do të shihnim vetëm në finalen e madhe të 31 majit në Mynih.

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.