Dënohet me 2 vjet burg Jorgo Goro, shpërdoroi detyrën duke tjetërsuar tokën në Himarë
Nga Blerina Cene Ish kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro shpallet fajtor për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie duke u dënuar me


Nga Blerina Cene
Ish kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro shpallet fajtor për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie duke u dënuar me 2 vjet burg e 20 ditë.
SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 3 vjet heqje lirie, por Gjykata e Posaçme ia uli atij dënimin.
Prokurori, Ols Dado, që përfaqëson akuzën, thotë se Goro me ish-Drejtorin e Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Territorit, Jerasimo Basho kanë kryer veprime për të privatizuar një tokë bujqësore.
Shkresat më pas të dy, ia kanë dërguar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës duke kthyer ne private tokën, 5512 metra katrorë dhe njëherësh duke i zhveshur shtetit pronësinë.
Ndaj edhe për Jerasimo Bashon, prokurori kërkoi të dënohet me 3 vjet burg. Momenti i dytë që dyshohet se Jorgo Goro ka shpërdoruar detyrën është përmes zhvendosjes në terren të një toke tjetër bujqësore, 5080 metër katrorë. Arsyeja për këtë veprim është që të dyja pronat të bashkoheshin në një të vetme.
Këto prona Goro ia vuri në dispozicion në mënyrë të paligjshme, Stavri Mëhillit, që ky i fundit t’ia kalonte një subjekti tregtar për të ndërtuar një kompleks në të gjithë truallin që u tjetërsua.
Kallëzimi për Jorgo Goron u bë gushtin e dy viteve më parë nga Fredi Beleri, i cili megjithëse u zgjodh kryebashkiak I Himarës, nuk mundi te ushtronte detyrën pasi u dënua për korrupsion zgjedhor.
/vizionplus.tv
What's Your Reaction?






