Putin në favor të armëpushimit 30-ditor me Ukrainën, falenderon Trump: Duhet paqe e qëndrueshme
Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një konferencë për shtyp pas takimit me liderin e Bjellorusisë Alexandër Lukashenko. Fillimisht, ndihmësi i Kremlinit, Yuri


Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një konferencë për shtyp pas takimit me liderin e Bjellorusisë Alexandër Lukashenko. Fillimisht, ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, u tha mediave ruse se Putin do të takohet me të dërguarin e SHBA Steve Witkoff në Moskë këtë mbrëmje.
Ndëra Putin u pyet nga gazetarët nëse mendon se Ukraina është gati për një armëpushim dhe nëse ai është informuar nga SHBA.
Putin fillimisht falënderoi presidentin Trump që i kushtoi “aq shumë” vëmendje arritjes së një zgjidhjeje në Ukrainë.
Ai thotë se Rusia pajtohet me propozimin për një armëpushim, por armëpushimi duhet të sjellë “paqe të qëndrueshme”.
“Ne pajtohemi me propozimin për ndërprerjen e armiqësive, por armëpushimi duhet të sjellë paqe të qëndrueshme,” thotë ai.
Putin shton se është i bindur se Ukraina duhet t’i kishte kërkuar me këmbëngulje SHBA-së një takim, si ai në Arabinë Saudite, duke pasur parasysh situatën në terren.
Presidenti rus shtoi se situata në rajonin e Kurskut “është plotësisht nën kontrollin e Rusisë”.
Ai tha se kontrolli nga forcat ukrainase “ka humbur”, duke thënë se pajisjet e tyre janë “braktisur”./vizionplus.tv
What's Your Reaction?






