Broja nis të stërvitet normalisht me Evertonin

Armando Broja ka lënë plotësisht pas dëmtimin më të fundit që kishte pësuar në tendinën e Akilit dhe do të jetë gati që

Mars 13, 2025 - 18:30
 0
Broja nis të stërvitet normalisht me Evertonin

Armando Broja ka lënë plotësisht pas dëmtimin më të fundit që kishte pësuar në tendinën e Akilit dhe do të jetë gati që të aktivizohet që këtë javë në kampionatin anglez me Evertonin, nëse trajneri Devid Mojes do ta shohë të arsyeshme.

Sigurisht, pritet konfirmimi nga vetë trajneri, nëse do ta përfshijë sulmuesin në listën për ndeshjen e të dielës ndaj Uest Hemit apo jo. Por vetë klubi i Evertonit ka publikuar “provat” se sulmuesi është tashmë në formë optimale.

Në fotot e fundit që ka publikuar nga stërvitjet e të mërkurës dhe të enjtes, shihet qartësisht Broja i përfshirë jo vetëm në të gjithë ushtrimet me grupin, por edhe në ndeshjet e kontrollit, ku zakonisht nuk përfshihen lojtarë të cilët nuk janë në formë optimale apo ka dyshime për gjendjen e tyre fizike.

Kësisoj, te Evertoni e shohin Brojën si një opsion për ndeshjen e kësaj fundjave dhe e cilësojnë riaftësimin e tij të plotë.

Tani është në dorën e trajnerit Mojes nëse do ta aktivizojë atë apo jo në këtë fundjavë, apo do të presë deri pas përfundimit të pauzës për ndeshjet e kombëtareve.

Riaftësimi i Brojës mund të sjellë edhe ftesën e Kombëtares për sulmuesin, ndonëse duket e vështirë që ai të vijë dhe të aktivizohet pa luajtur më parë me klubin e tij, pas thuajse tre muajsh mungesë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.