Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, SPAK dërgon për gjykim deputetin Partisë Demokratike

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim deputetin Qani Xhafa. Deputeti Xhafa, në gjendje të dehur, duke drejtuar automjetin e tij u aksidentua duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. SPAK e akuzon deputetin për ‘Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt’. Njoftimi i SPAK: […] The post Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, SPAK dërgon për gjykim deputetin Partisë Demokratike first appeared on JavaNews.al.

Mars 20, 2025 - 15:30
 0
Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, SPAK dërgon për gjykim deputetin Partisë Demokratike

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim deputetin Qani Xhafa.

Deputeti Xhafa, në gjendje të dehur, duke drejtuar automjetin e tij u aksidentua duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor.

SPAK e akuzon deputetin për ‘Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt’.


Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.27 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Qani Xhafa, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. 

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më 11 mars 2023, i pandehuri Qani Xhafa, aktualisht Deputet në Kuvendin e Shqipërisë,  duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

I pandehuri Qani Xhafa ushtron funksionin e Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë prej datës 19 Maj 2023.

The post Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, SPAK dërgon për gjykim deputetin Partisë Demokratike first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.