Elbasan/ Policia ndalon Aurel Mehjan, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini. Kanosi…

Policia e Elbasanit ndalon Aurel Mehjan, dhëndrin e ish kryebashkiakut të ndjerë Qazim Sejdini. Mehja sipas burimeve zyrtare është ndaluar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës” të një punonjësi të policisë së Elbasanit. Burime zyrtare nga Drejtoria e […] The post Elbasan/ Policia ndalon Aurel Mehjan, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini. Kanosi… first appeared on JavaNews.al.

Mars 20, 2025 - 20:30
 0
Elbasan/ Policia ndalon Aurel Mehjan, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini. Kanosi…

Policia e Elbasanit ndalon Aurel Mehjan, dhëndrin e ish kryebashkiakut të ndjerë Qazim Sejdini. Mehja sipas burimeve zyrtare është ndaluar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës” të një punonjësi të policisë së Elbasanit.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë së Shtetit bënë me dije se Mehja është ndaluar pasi ka kanosur për shkak të detyrës duke goditur me makinën e tij një punonjës policie në qytetin e Elbasanit ndërsa zhvillohej Kupa “Dita e Verës ” në Çiklizëm .

Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në Bulevardin kryesor të Elbasanit, ndërsa aktualisht policia po kryen veprime hetimore.

Aurel Mehja, sipërmarrës në Elbasan është dhëndëri i ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini .

Mehja prej disa javësh është emëruar drejtor Kabineti në Këshillin e Qarkut Elbasan.

The post Elbasan/ Policia ndalon Aurel Mehjan, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini. Kanosi… first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.