Karamuço flet për pajisjet që SPAK po përdor për të përgjuar të dyshuarit

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se rasti i përgjimit nga ana e SPAK të kryebashkiakut Erion Veliaj tregon se SPAK po krijo një rrjet të vetin inteligjent prej nga merr indicie për raste të caktuara në kuadër të hetimit. Ai tregoi se këto përgjime shfrytëzohen nga SPAK që […] The post Karamuço flet për pajisjet që SPAK po përdor për të përgjuar të dyshuarit first appeared on JavaNews.al.

Mars 20, 2025 - 23:00
 0
Karamuço flet për pajisjet që SPAK po përdor për të përgjuar të dyshuarit

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se rasti i përgjimit nga ana e SPAK të kryebashkiakut Erion Veliaj tregon se SPAK po krijo një rrjet të vetin inteligjent prej nga merr indicie për raste të caktuara në kuadër të hetimit.

Ai tregoi se këto përgjime shfrytëzohen nga SPAK që të sigurojë prova për t’i paraqitur në gjykatë jo për ta dënuar, por për të forcuar idenë për masën e sigurisë që duhet të vendoset ndaj të pandehurit.

“Për këtë hanë bërë një sërë veprimesh operative gjurmuese të vëzhgimit dhe marrjes së informacionit në rrugë operative, pastaj të vendosjes së teknikës së përgjimit, qoftë ambiental apo telefonik. Ka aparatura të teknologjisë që ne si institucione ia kemi lënë të dënuarve të përdorin telefonat, nga ana tjetër prokuroria ka vënë aparatin që këto t’i përgjojë çfarë po thuhet dhe çfarë urdhrash po japin jashtë. Mendoj që e njëjta teknikë është përdorur edhe në rastin e Veliajt”, tha Karamuço.

The post Karamuço flet për pajisjet që SPAK po përdor për të përgjuar të dyshuarit first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.