Sëmundjet kardiovaksulare, 8% e pacientëve me risk për arrest kardiak, mjekët: Aktiviteti sportiv, faktor i rëndësishëm

Sëmundjet kardiovaksulare, janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri dhe Europë. Mjekët specialistë thonë se në 8% të rasteve, pacientët me sëmundje të zemrës rrezikojnë të bëjnë atak kardiak me pasojë jetën. “Janë dhe do mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në popullatën shqiptare dhe atë globale. Ndërsa ataku kardiak, infarkti miokardit është në rënie. Si […] The post Sëmundjet kardiovaksulare, 8% e pacientëve me risk për arrest kardiak, mjekët: Aktiviteti sportiv, faktor i rëndësishëm first appeared on JavaNews.al.

Prill 28, 2025 - 19:30
 0
Sëmundjet kardiovaksulare, 8% e pacientëve me risk për arrest kardiak, mjekët: Aktiviteti sportiv, faktor i rëndësishëm

Sëmundjet kardiovaksulare, janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri dhe Europë. Mjekët specialistë thonë se në 8% të rasteve, pacientët me sëmundje të zemrës rrezikojnë të bëjnë atak kardiak me pasojë jetën.

“Janë dhe do mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në popullatën shqiptare dhe atë globale. Ndërsa ataku kardiak, infarkti miokardit është në rënie. Si e tillë Shqipëria po shkon në atë përqindje që ka patur para 20 vitesh Europa, që është diku tek 7-8% e pacientëve që pësojnë një arrest kardiak do humbasin jetën”, tha Aurel Demiraj, kardiolog në QSUT.

Nisur nga rasti i fundit ku një futbollist shqiptar humbi jetën në fushë, mjekët thonë se nuk ka vend për alarm. Sipas tyre kryerja e aktivitetit fizik mbetet faktori kryesor për të mos zhvilluar sëmundje kronike, por specialistët kërkojnë që të ndiqet protokolli rigoroz për sportistët e kompeticioneve.

“Probabiliteti që një person të humbasë jetën nga aktivitete sportive krahasuar me përfitimet që ka realisht sporti tek të rinjtë është shumë më mirë nëse merret me aktivitete sportiv. Në opinion tonë, të organizatës së kardiologjisë europiane dhe OBSH, të rinjtë që do kryejnë aktivitet të zakonshëm sportiv, nuk ka nevojë për superekzaminime. Jemi shumë agresivë për kryerjen e një ekzaminimi tek ata që merren me evente sportive”, tha Demiraj.

Në të gjitha rastet, mjekët thonë se kryerja e një ekografie kardiake është e rëndësishme për qytetarët të cilët vuajnë nga diabeti, yndyrnat e larta, apo probleme me mushkëritë. Sipas të dhënave zyrtare nga ISHP dhe OBSH, 4 në 5 vdekje janë si pasojë e goditjeve në zemër dhe goditjeve në tru. 10 mijë persona humbin jetën çdo ditë në Europë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

The post Sëmundjet kardiovaksulare, 8% e pacientëve me risk për arrest kardiak, mjekët: Aktiviteti sportiv, faktor i rëndësishëm first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.