Kush po e “ringre” PD nga gremina?

Nga Artur Ajazi Një parti që ka mbi 12 vjet që ka ikur nga pushteti me mbi 1 milion vota, një parti që sa ishte në Parlament, dogji gjithçka, një parti që u përça për skenare e “dolli” pushteti, po tenton të “ringrihet”. Dikush po e bën. Dikush e ka marrë përsipër ta bëjë PD-në […] The post Kush po e “ringre” PD nga gremina? first appeared on JavaNews.al.

Prill 28, 2025 - 23:00
 0
Kush po e “ringre” PD nga gremina?

Nga Artur Ajazi

Një parti që ka mbi 12 vjet që ka ikur nga pushteti me mbi 1 milion vota, një parti që sa ishte në Parlament, dogji gjithçka, një parti që u përça për skenare e “dolli” pushteti, po tenton të “ringrihet”. Dikush po e bën.

Dikush e ka marrë përsipër ta bëjë PD-në e bëmave të këqija, parti rivale e konkurente në zgjedhjet e 11 Majit. Sot, askush nuk duhej të merrej me PD-në. Sot askush nuk duhej ti jepte kaq shumë rëndësi, një opozite që del në tribuna elektorale me Fatmir Mediun, Vangjel Dulen, dhe “grekun” antishqiptar Fred Beleri.

Sot askush nuk duhej ti jepte rëndësi as premtimeve me lopatë të Berishës, apo dhe fjalimeve që ai reciton në takimet me ata dhjetra mbështetës shëtitës. Duket si një skenar i pergatitur. Hajde ti japim rëndësi “non-gratës”, hajde t’i analizojmë e diskutojmë ato që thotë ai, dhe kemi ringritur në fakt një parti të përçarë, që gjithmonë ka patur parësore interesat e liderit, dhe klanit të tij.

Dikush po e “ringre” në hije atë parti, dikush po tenton t’i “heqë” edhe “non-gratën” atij me debate boshe nga studio e televizioneve. Duke harruar se jemi në 2025, dhe politika bëhet realiste kur flet me punë të kryera çdo kryetar pushteti, ne dashje pa dashje po pastrojmë bëmat e një parti dhe opozite mëkatare. Ardhja e LA Civita-s, nuk kishte pse të merrte vëmëndjen e shumtë mediatike, as dhe kohën e diskutimeve në media. Erdhi një praktikant fushatash elektorale, dhe kaq. Ishte “ideatori” i fushatës së Trumpit? E pastaj.

Mos mendoni se ai do të bëjë strategjinë e Trumpit edhe me Berishën? Aspak. Dhe as duhet ta mendojmë, dhe të gënjehemi nga propaganda e grisur e PD dhe Berishës. Ardhja e tij nga SHBA, dhe qëndrimi në krah të Fatmir Mediut, do të mjaftonte që asnjë media të mos i kishte dhënë vëmëndje atij njeriu. Shqiptarët nuk janë banorët e Marsit, që duhen trajtuar dhe konsideruar sit ë tillë.

Jemi ballkanas, dhe europianë të vjetër, që meritojmë dinjitet dhe respekt. Ky vend ka ekzistuar, kur akoma nuk ishte zbuluar Amerika. Ndaj duhet të jemi më seriozë, më kompaktë, dhe më fanatikë lidhur me problemet e dinjitetit njerëzor.

LA Civita, nuk është “jashtëtokësor”, dhe as shpëtimi i Shqipërisë. Ai ka ardhur si person privat, si biznesmen, dhe si njeri që do paratë e veta më shumë se PD apo Berishën. Ka ikur koha kur i huaji shihej nga ne “si padishah”, dhe dëgjonim dhe bënim fiks, ato që thoshte ai. Sot Shqipëria, është vendi i çudirave, i njerzve të shkolluar, të qytetëruar, dhe me emër të mirë në botë.

Ky vend ka 12 vjet që ecën mbi “binarët” e duhur, që zhvillohet dhe integrohet me forcat dhe fuqinë e njerzve të tij. Ndaj, të jemi më shumë dinjitozë, të kemi më shumë respekt për veten dhe vlerat tona, ndryshe do të na konsiderojnë gjithmonë si “kavie” eksperimentale, duke na mashtruar me citate akullnajash.

The post Kush po e “ringre” PD nga gremina? first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.