DETAJET/ Zbulohen tre etapat e para në Shqipëri të “Giro d’Italia 2025”

“Giro d’Italia 2025” do të nisë më 9 Maj në Shqipëri, ku do të zhvillohen tre etapat e para, dhe do të përfshijë 21 etapa duke përfunduar më 25 Maj në Romë. Prezantimi i ekipeve pjesëmarrës në aktivitet do të bëhet në datën 7 Maj ora 20:30 në Sheshin “Skënderbej” ETAPA 1: 9 Maj / […] The post DETAJET/ Zbulohen tre etapat e para në Shqipëri të “Giro d’Italia 2025” first appeared on JavaNews.al.

Maj 2, 2025 - 16:30
 0
DETAJET/ Zbulohen tre etapat e para në Shqipëri të “Giro d’Italia 2025”

“Giro d’Italia 2025” do të nisë më 9 Maj në Shqipëri, ku do të zhvillohen tre etapat e para, dhe do të përfshijë 21 etapa duke përfunduar më 25 Maj në Romë.

Prezantimi i ekipeve pjesëmarrës në aktivitet do të bëhet në datën 7 Maj ora 20:30 në Sheshin “Skënderbej”

ETAPA 1: 9 Maj / Durrës – Tiranë

Xhiro do të nisë rreth orës 13:10 që nga Porti i Durrësit, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në Durrës nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë drejt Malit të Robit, në Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Papër, Bradashesh, Gracen, Mullet, TEG, Sauk, Surrel, Tiranë. Në Tiranë, ata do të rrotullohen nga Surreli, në Rrugën “Xhanfize Keko”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pastaj sërish në rrugën e “Rexhekrit”, drejt Surrelit, në rrugën “Xhanfize Keko” e në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:03 në Sheshin “Nënë Tereza”.

ETAPA 2: 10 Maj / Tiranë – Tiranë

Gara nisë që nga Sheshi “Skënderbej” rreth orës 13:30, në drejtim të Bulevardit “Gjergj Fishta”, pastaj nëpërmjet Bulevardit “Bajram Curri” drejt sheshit “Nënë Tereza”, në Rrugën e “Elbasanit” drejt Saukut, rikthehen në Bulevardin “Bajram Curri”, nga Ura e Brrylit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Sheshi “Nënë Tereza”, ku rreth orës 17:15 është parashikuar të përfundojë xhiroja.

ETAPA 3: 11 Maj / Vlorë – Vlorë

Xhiro do të nisë rreth orës 13:15, nga Lungomare, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në rrugën “Demokracia”, nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë itinerarin drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparos, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogarasë, drejt Orikumit, e nëpërmjet Rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”.

The post DETAJET/ Zbulohen tre etapat e para në Shqipëri të “Giro d’Italia 2025” first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.