Sot tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë
Në Kosovë sot vijon tentativa e dhjetë për konstituimin e Kuvendit. Seanca pritet të nis në orën 10:00. Të gjitha seancat e tjera kanë dështuar pasi partitë opozitare kanë kërkuar një kandidate tjetër për kryeparlamentare dhe jo Albulena Haxhiun. Lëvizja Vetëvendosje duket se vijon të jetë e palëkundur në qëndrimin e saj që Kuvendin ta […] The post Sot tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë first appeared on JavaNews.al.

Të gjitha seancat e tjera kanë dështuar pasi partitë opozitare kanë kërkuar një kandidate tjetër për kryeparlamentare dhe jo Albulena Haxhiun. Lëvizja Vetëvendosje duket se vijon të jetë e palëkundur në qëndrimin e saj që Kuvendin ta drejtojë Haxhiu, edhe pse me koston e thellimit të krizës politike.
Në seancën e 1 majit, Avni Dehari, propozoi që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë, por përveç VV asnjë parti tjetër nuk ishte dakord.
Madje PDK, ashtu edhe LDK e cilësuan të paligjshme ndërrimin e formës së votimit.
The post Sot tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë first appeared on JavaNews.al.
What's Your Reaction?






