Kishte lajmëruar takim me presidentin Trump, Vuçiç anulon papritur vizitën në SHBA

Mediat serbe raportojnë bazuar në informacione jozyrtare se presidenti serb Aleksander Vuçiç ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara. Siç raporton “Blic”, Vuçiç nuk është ndjerë mirë me shëndet dhe ka fluturuar prapë për në Beograd. Vuçiç raportohet se nuk është ndjerë mirë në orët e pasdites së djeshme dhe pasi ka kërkuar […]

Maj 3, 2025 - 11:30
 0
Kishte lajmëruar takim me presidentin Trump, Vuçiç anulon papritur vizitën në SHBA

Mediat serbe raportojnë bazuar në informacione jozyrtare se presidenti serb Aleksander Vuçiç ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara.

Siç raporton “Blic”, Vuçiç nuk është ndjerë mirë me shëndet dhe ka fluturuar prapë për në Beograd.

Vuçiç raportohet se nuk është ndjerë mirë në orët e pasdites së djeshme dhe pasi ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është kontrolluar, ai ka vendosur të kthehet në Serbi.

Presidenca serbe pritet të japin informacione lidhur me këtë sot gjatë ditës.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kishte paralajmëruar se në SHBA do të takohej edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.