Merr fund ankthi i Tiranës, qëndron në Superiore pas një goli në fund të sfidës ndaj Pogradecit

Tirana do të jetë edhe sezonin e ardhshëm mes më të mirave të futbollit shqiptar. Bardheblutë, edhe pse me vështirësi kanë arritur të fitojnë ndeshjen e play off-it ndaj Pogradecit me një gol të realizuar në fundin e sfidës së luajtur në “Elbasan Arena”. Bardheblutë ishin dukshëm favoritë për suksesin ndaj skuadrës së Kategorisë së […] The post Merr fund ankthi i Tiranës, qëndron në Superiore pas një goli në fund të sfidës ndaj Pogradecit first appeared on JavaNews.al.

Maj 4, 2025 - 23:30
 0
Merr fund ankthi i Tiranës, qëndron në Superiore pas një goli në fund të sfidës ndaj Pogradecit

Tirana do të jetë edhe sezonin e ardhshëm mes më të mirave të futbollit shqiptar. Bardheblutë, edhe pse me vështirësi kanë arritur të fitojnë ndeshjen e play off-it ndaj Pogradecit me një gol të realizuar në fundin e sfidës së luajtur në “Elbasan Arena”.

Bardheblutë ishin dukshëm favoritë për suksesin ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë, por liqenorët në fraksionin e parë të lojës vunë disa herë në vështirësi portën e Selmanit. Ndërsa kryeqytetasit krijuan më shumë e në fund panë edhe t’i anulohej një gol.

Në fraksionin e dytë të lojës, në fushë ishte praktikisht vetëm Tirana, e cila krijoi volum loje përballë Pogradecit të tërhequr në mbrojtje, në pritje të ndonjë kundërsulmi. Trysnia e bardhebluve dha frytet e saj vetëm në minutën e fundit, kur një gjuajtje e Zharmuni u devijua në portën e vet nga Hysenallari, duke i dorëzuar Tiranës fitoren minimale që i mundësoi qëndrimin në elitë edhe në edicionin e ardhshëm.

The post Merr fund ankthi i Tiranës, qëndron në Superiore pas një goli në fund të sfidës ndaj Pogradecit first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.