“Bërtita aq shumë sa m’u morën mendtë”, heroi i Interit shpjegon emocionet e golit të fitores

Davide Frattesi ishte ai që shënoi golin vendimtar për kualifikimin e Interit në finalen e Champions League, në fitoren 4-3 ndaj Barcelonës. “Nuk e di se çfarë ndodhi. Di që kam festuar shumë dhe si i çmendur. Bërtita aq shumë, sa m’u morën mendtë. Shikoja vetëm zi. Për fat, ia dola të vazhdoja. Kemi bërë […] The post “Bërtita aq shumë sa m’u morën mendtë”, heroi i Interit shpjegon emocionet e golit të fitores first appeared on JavaNews.al.

Maj 7, 2025 - 14:30
 0
“Bërtita aq shumë sa m’u morën mendtë”, heroi i Interit shpjegon emocionet e golit të fitores

Davide Frattesi ishte ai që shënoi golin vendimtar për kualifikimin e Interit në finalen e Champions League, në fitoren 4-3 ndaj Barcelonës.

“Nuk e di se çfarë ndodhi. Di që kam festuar shumë dhe si i çmendur. Bërtita aq shumë, sa m’u morën mendtë. Shikoja vetëm zi. Për fat, ia dola të vazhdoja. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme si skuadër. Fitorja është për të gjithë tifozët dhe për të gjithë stafin”, tha Frattesi pas ndeshjes, shkruan A2.

“Pas Bayern Munchen, mendoja që nuk do të përjetonim dot ndeshje me kaq shumë emocione. Por, kjo është e bukura e futbollit. Nuk duam që të ndalemi me kaq”, shtoi mesfushori italian.

Frattesi pranoi se nuk e besonte kurrë që Interi do të fitonte pasi pësoi golin e tretë dhe ndeshja ishte 3-2 për katalanasit.

“Nuk besoja që do të fitonim kur u barazuam dhe kur na përmbysën. Pastaj, kur shënuam golin e tretë, i thashë Thuramit që këtë ndeshje do ta fitonim ne dhe do të shkonim në finale”, theksoi Davide Frattesi.

The post “Bërtita aq shumë sa m’u morën mendtë”, heroi i Interit shpjegon emocionet e golit të fitores first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.