Banka e Shqipërisë kufizon kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi, ja sa do të jetë maksimumi

Banka e Shqipërisë ka kufizuar kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi. Kjo u bë me dije nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një konferencë për shtyp ditën e sotme, i cili tha se u vendos një tavanë për kredinë që do të marrin qytetarët për të blerë një […] The post Banka e Shqipërisë kufizon kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi, ja sa do të jetë maksimumi first appeared on JavaNews.al.

Maj 7, 2025 - 17:00
 0
Banka e Shqipërisë kufizon kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi, ja sa do të jetë maksimumi

Banka e Shqipërisë ka kufizuar kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi. Kjo u bë me dije nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një konferencë për shtyp ditën e sotme, i cili tha se u vendos një tavanë për kredinë që do të marrin qytetarët për të blerë një shtëpi.

Sipas tij, maksimumi i huasë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë.

‘Vendosëm një tavan për kredinë që do të marrin qytetarët për të blerë shtëpi. Kemi vënë tavan për këstin e kredisë. Maksimumi i huasë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj do të jetë 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë ose më shumë. Maksimumi 40% do të jetë kësti i kredisë në lekë Maksimumi 30% do të jetë kësti i kredisë për atë në valutë’, tha ai.

Teksa u ndal tek profili i rritjes ekonomike gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, ai tha se ka mbetur i ngjashëm me atë të vitit të shkuar.

‘Profili i rritjes ekonomike gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 duket se ka mbetur i ngjashëm me atë të vitit të shkuar. Rritja ekonomike ka vijuar të pasqyrojë zgjerimin e konsumit familjar, investimeve të biznesit, dhe të ardhurave të turizmit. Rritja e konsumit dhe e investimeve të sektorit privat pasqyron bilancet e shëndosha të biznesit e të familjeve, besimin e tyre për të ardhmen, si dhe kushtet e favorshme financiare në vend. Nga ana tjetër, pavarësisht disa sinjaleve pozitive, bilanci i shkëmbimit tregtar të mallrave pritet të ketë një kontribut negativ, ndërsa politika fiskale vijon të ruajë trajta konsoliduese. Ky profil kërkese vijon të ushqejë kryesisht zgjerimin e sektorëve të shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që sektori i industrisë dhe ai i bujqësisë kanë një ecuri më të ngadaltë’, tha ai.

The post Banka e Shqipërisë kufizon kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi, ja sa do të jetë maksimumi first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.