Tym i zi nga oxhaku i Kapeles Sistine, dështon përpjekja e parë për zgjedhjen e Papës së ri
Nga oxhaku i Kapelës Sistine doli tym i zi pas votimit të parë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Kjo gjë nënkupton se kardinalët ende nuk e kanë gjetur pasuesin e Papa Françeskut në krye të Selisë së Shenjtë. Ditën e sotme, 133 kardinalë me të drejtë vote u mbyllën në Kapelën Sistine, pasi bënë secili […] The post Tym i zi nga oxhaku i Kapeles Sistine, dështon përpjekja e parë për zgjedhjen e Papës së ri first appeared on JavaNews.al.

Nga oxhaku i Kapelës Sistine doli tym i zi pas votimit të parë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Kjo gjë nënkupton se kardinalët ende nuk e kanë gjetur pasuesin e Papa Françeskut në krye të Selisë së Shenjtë.
Ditën e sotme, 133 kardinalë me të drejtë vote u mbyllën në Kapelën Sistine, pasi bënë secili më vete pas orës 16:30 betimin me dorën mbi Bibël për ruajtjen e sekretit për gjithçka diskutohet në konklavë.
Kardinalët nuk dalin prej andej deri kur nga oxhaku të dalë tym i bardhë, që do të njoftojë zgjedhjen e Papës së 267-të.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, ata nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme. Kardinalët pjesëmarrës kanë parashikuar më herët që kjo konklavë të mos zgjasë më tepër se 3 ditë. Ndërkohë kardinalët e nisën ditën me një meshë publike në bazilikën e Shën Pjetrit.
Masat e sigurisë përreth selisë së shenjtë janë të larta dhe garantohen nga 4 mijë trupa sigurie.
The post Tym i zi nga oxhaku i Kapeles Sistine, dështon përpjekja e parë për zgjedhjen e Papës së ri first appeared on JavaNews.al.
What's Your Reaction?






