Sërish tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine! Kardinali Re: Shpresojmë që Papa të zgjidhet pasdite

Tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine. 133 kardinalët kanë mbajtur pak më parë votimin e dytë, në të cilin nuk kanë arritur shumicën e nevojshme prej 89 votash për zgjedhjen e Papës së ri. Kardinalët do të vijojnë edhe me dy raunde të tjera votimi pasditen e sotme, në orën 17:30 dhe orën […] The post Sërish tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine! Kardinali Re: Shpresojmë që Papa të zgjidhet pasdite first appeared on JavaNews.al.

Maj 8, 2025 - 14:30
 0
Sërish tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine! Kardinali Re: Shpresojmë që Papa të zgjidhet pasdite

Tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine. 133 kardinalët kanë mbajtur pak më parë votimin e dytë, në të cilin nuk kanë arritur shumicën e nevojshme prej 89 votash për zgjedhjen e Papës së ri.

Kardinalët do të vijojnë edhe me dy raunde të tjera votimi pasditen e sotme, në orën 17:30 dhe orën 19:00.

Pak më herët Kardinali Dekan Giovanni Battista Re deklaroi se shpreson që mbrëmjen e sotme (8 maj) nga oxhaku të dalë tymi i bardhë, duke shënuar kështu arritjen e kuorumit të nevojshëm dhe përzgjedhjen e emrit që do të shërbejë si udhërrëfyes i katolikëve në mbarë botën.

Shpresoj që sonte, kur të kthehem në Romë, ta gjej tashmë tymin e bardhë. Jam veçanërisht i lumtur që ndodhem këtu në fillim të Konklavit, në mënyrë që Fryma e Shenjtë të fryjë fuqishëm dhe të zgjidhet Papa që i nevojitet Kishës së sotme dhe botës së sotme.“, tha ai.

Kardinali Dekan Giovanni Battista Re nënvizoi se Papa i ri “para së gjithash do të duhet të përpiqet të forcojë besimin në Zot në këtë botë tonën të karakterizuar nga përparimi teknologjik, por nga një këndvështrim shpirtëror kemi vënë re një lloj ‘harrese të Zotit’”. Pra, “ka nevojë për një ringjallje“, u shpreh Kardinali Re.

The post Sërish tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine! Kardinali Re: Shpresojmë që Papa të zgjidhet pasdite first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.