Nesër “Giro d’Italia”, Qato tregon masat: Zonat më problematike në Tiranë, Fresku dhe Kodra e Priftit

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato në “Aldo Morning Show” në Tv Klan solli dhe një herë në vëmendje për të gjithë publikun masat që do të merren për garën e madhe të çiklistëve “Giro d’Italia”. Gara e madhe çiklistike ka vendosur që edicionin e saj të 108-të ta zhvillojë në Shqipëri, duke nisur nga […] The post Nesër “Giro d’Italia”, Qato tregon masat: Zonat më problematike në Tiranë, Fresku dhe Kodra e Priftit first appeared on JavaNews.al.

Maj 8, 2025 - 16:30
 0
Nesër “Giro d’Italia”, Qato tregon masat: Zonat më problematike në Tiranë, Fresku dhe Kodra e Priftit

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato në “Aldo Morning Show” në Tv Klan solli dhe një herë në vëmendje për të gjithë publikun masat që do të merren për garën e madhe të çiklistëve “Giro d’Italia”.

Gara e madhe çiklistike ka vendosur që edicionin e saj të 108-të ta zhvillojë në Shqipëri, duke nisur nga data 9, 10 dhe 11. E ndarë në tre etapa “Giro d’Italia” do të zhvillohet në Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Kjo garë prestigjioze do të transmetohet në rreth 200 televizione ndërkombëtar, duke e vendosur vendin tonë në qendër të vëmendjes.

Altin Qato tha se të treja etapat e garës do të fillojnë rreth orës 13:00-13:10 dhe do të përfundojnë rreth orës 17:30-17:35. Gjatë këtij intenerari kohor, por dhe dy për para se të nisë gara shumë akse të qytetit të Durrësit, Tiranës, Vlorës dhe rrugë nacionale do të jenë të bllokuara. Megjithatë për qytetarët Policia Rrugore në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë treguar rrugët alternative që mund të përdoren.

“Në datat 9,10 dhe 11 do të zhvillohet ‘Giro d’Italia’ në vendin tonë. Etapa e parë është Durrës -Elbasan – Tiranë. Etapa e dytë është brenda Tiranës, pra quhet Tiranë-Tiranë sepse është etapë kilometrike në Tiranë dhe etapa e tretë në datën 11 do të bëhet në Vlorë. Realisht ne kemi bërë një prezantim në media të të gjitha masave, qëllimi është që jo vetëm të prezantojmë masat, por të prezantojmë për publikun dhe akset që do të kufizohen. Ne kemi bërë një plan të detajuar në bashkëpunim dhe me bashkitë ku do të organizohet gara, pasi secila bashki ka nxjerrë një urdhër për akses dhe sheshet që kanë kufizim trafiku, kufizim të pjesshëm, por dhe kufizime të plota për intervale të caktuara kohore. Garat në të treja etapat fillojnë rreth orës 13:00-13:10 dhe përfundojnë rreth orës 17:30-17:35. Kjo është një garë shumë prestigjioze dhe një nga garat më kryesore, ka një masivitet, 200 televizione ndërkombëtare që do e transmetojnë live dhe rreth 800 mijë shikues që do e ndjekin. Duke qenë një garë ndërkombëtare e nivelit të lart, ka dhe disa rregulla strikte sigurimi, pasi kemi të bëjmë drejtpërdrejt me sigurinë për garën dhe sigurinë e çiklistëve, të cilët ecin me shpejtësi të larta dhe është kusht që ata intenerarin ku do ecin ta kenë të boshatisur.

Kufizimet, standardi është 2 orë para se të kalojë gara. Me intenerar duhet të jetë totalisht e bllokuar pasi gara veçse ka çiklistë ka dhe pararojë, stafe teknike, të cilat monitorojnë dhe japin konfirmimin për zhvillimin e garës. Por, ka disa kufizime të cilat janë të lidhura edhe me strukturat ndihmëse të sportistëve, pasi janë ekipet, televizionet, gjithë sponsorët, të cilët kanë rezervuar sheshe dhe parkingje, që janë të bllokuara. E njëjta gjë është edhe në Durrës.”

Drejtori i Policisë Rrugore tha se kufizimi më i madh do të jetë për automjetet, këmbësorët mund të lëvizin lirshëm në ato segmente ku ka kaluar gara. Sa u takon rasteve emergjente ai sqaroi se nuk do të ketë pengesa për autoambulancat apo zjarrfikësit.

“Gara fillon në datën 9, fillon nga Vollga ku bëhet nisja dhe do të ketë një intenerar në Durrës, një kalim brenda në qytet. Aksi rrugor që do të ndiqet është autostrada Durrës-Elbasan, në brenda shesh nuk do të kalojnë autostradën për në Tiranë, por do të hyjnë në rrugën e vjetër nga Qafë-Krraba. Nuk do të ndikohet autostrada Tiranë-Durrës, pasi është jashtë intenerarit, ku bashkohet tek shkëmbi i Kavajës, ku bëhet bashkimi te ‘Plepat’. Aty do të ketë një bllokim për të gjithë përdoruesit e rrugës. Do të bëjmë bllokimin për të hyrë në autostradë, në mënyrë që rruga të jetë e boshatisur. Bllokimi më i madh do të jetë për automjetet, këmbësorët nuk mund të kalojnë në ato akse në atë kohë që do të kalojnë çiklistët. Sa u përket urbaneve, transportit publik, do të kenë devijime. Në raste urgjence, autoambulancat apo zjarrfikësit.”

Për zonën e Tiranës, për ditën e nesërme, por dhe në datën 10 ku do të zhvillohet gara brenda për brenda kryeqytetit, Qato tha se zonat më problematike dhe me më shumë kufizime do të jetë zona e Kodrës së Priftit dhe ajo e Freskut. Sa u takon shkollave, nuk do të ketë probleme, pasi gara zhvillohet, pasi shkollat kanë mbaruar procesin mësimor.

“Tirana ditën e parë zonën më problematike, do të ketë zonën e Kodrës së Priftit, zonën e Freskut, pasi gara futet në një perimetër rrethues në këto zona. Pas orës 13:10 e deri në orën 17:30 është ajo zonë kufizuese. Prandaj iu bëjmë thirrje qytetarëve që në këto orare të jenë më të kufizuar, të bëjnë lëvizje më përpara këtij orari dhe të planifikojnë lëvizje pas këtij orari. Pavarësisht intenerarit të garës përsëri ne kemi parashikuar disa pika të cilat në raste emergjente mund të përdoren. Në shkollat e Tiranës nuk besoj se ndikon, sepse çiklistët hyjnë në Tiranë rreth orës kur shkollat mund të kenë përfunduar.”

The post Nesër “Giro d’Italia”, Qato tregon masat: Zonat më problematike në Tiranë, Fresku dhe Kodra e Priftit first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.