“Dokumente, para dhe tollona karburanti”/ Policia detaje nga operacioni në Shkodër për krimin zgjedhor: Kontrollet me urdhër të GJKKO për 6 persona!

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për shtyp për kontrollet e zhvilluara në Shkodër në kuadër të krimeve zgjedhore. Njoftimi i plote Punë intensive në bashkëpunim me SPAK, për parandalimin dhe goditjen e krimeve në fushën e zgjedhjeve. U zhvillua në qarkun Shkodër, faza e parë e operacionit policor të koduar “Premtimi”. Në […] The post “Dokumente, para dhe tollona karburanti”/ Policia detaje nga operacioni në Shkodër për krimin zgjedhor: Kontrollet me urdhër të GJKKO për 6 persona! first appeared on JavaNews.al.

Maj 8, 2025 - 20:30
 0
“Dokumente, para dhe tollona karburanti”/ Policia detaje nga operacioni në Shkodër për krimin zgjedhor: Kontrollet me urdhër të GJKKO për 6 persona!

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për shtyp për kontrollet e zhvilluara në Shkodër në kuadër të krimeve zgjedhore.

Njoftimi i plote

Punë intensive në bashkëpunim me SPAK, për parandalimin dhe goditjen e krimeve në fushën e zgjedhjeve.

U zhvillua në qarkun Shkodër, faza e parë e operacionit policor të koduar “Premtimi”.

Në bashkëpunim me BKH, u zbatuan vendimet për kontrollin personal dhe të automjeteve ndaj 6 shtetasve.

Sekuestrohen celularë, para dhe lista me emra qytetarësh që u gjetën këtyre shtetasve.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës intensive të bërë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, zhvilluan sot, në qarkun Shkodër, fazën e parë të operacionit policor kundër krimeve zgjedhore, të koduar “Premtimi“.

Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;

-automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;

-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;

-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;

-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;

-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.;

-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti.

Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë.

The post “Dokumente, para dhe tollona karburanti”/ Policia detaje nga operacioni në Shkodër për krimin zgjedhor: Kontrollet me urdhër të GJKKO për 6 persona! first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.