Pas divorcit u rikthyen së bashku? Keisi dhe Stresi thyejnë heshtjen dhe rrëfejnë marrëdhënien e tyre! Reperi: Mendoja se s’kishte më shpresë, por…
Shumë u fol për marrëdhënien e Stresit dhe Keisit, çifti i cili disa vite më parë kanë qenë të martuar, pasi dyshja u panë në një bashkëpunim së bashku, me Stresin si këngëtar dhe Keisin si modele. Mirëpo me anë të një interviste të dhënë për “Who”, ata kanë rrëfyer se çfarë po ndodh mes […]

Shumë u fol për marrëdhënien e Stresit dhe Keisit, çifti i cili disa vite më parë kanë qenë të martuar, pasi dyshja u panë në një bashkëpunim së bashku, me Stresin si këngëtar dhe Keisin si modele.
Mirëpo me anë të një interviste të dhënë për “Who”, ata kanë rrëfyer se çfarë po ndodh mes tyre duke shuar kureshtjen e shumë fansave.
Ajo çfarë kuptohet është se marrëdhënia e tyre tashmë është kthyer në një miqësi shumë të fortë, e cila ka brenda saj respekt dhe mbështetje.
“Unë i kërkova Keisit të më ndihmonte në këtë projekt. I kërkova të jetë pjesë e një kënge që ia kisha kushtuar dhe ajo pranoi. Pse e quaj një periudhë të mirë edhe këtë të dytën? Sepse kemi dhënë një shembull të bukur dhe demokratik: dy njerëz që kanë qenë në një lidhje dashurie mund të arrijnë të bashkëpunojnë në këtë mënyrë. Këtë nuk e kisha menduar kurrë. Por, kot nuk thonë kurrë mos thuaj kurrë,” u shpreh reperi ndërsa shtoi se: Gjithmonë kam menduar se nuk ka më shpresë kur dy njerëz që kanë qenë shumë të dashuruar ndahen dhe kalojnë vite pa u parë, por ndonjëherë mjafton një moment dhe gjithçka ndryshon. Respektojeni partnerin tuaj, duajeni me sinqeritet dhe mos e ulni kurrë, as gjatë lidhjes e as pas ndarjes. Lini gjithmonë një derë hapur… sepse kurrë nuk i dihet. Never say never!”
Ndërsa për sa i përket Keisit, ajo pretendon se është rritur shumë dhe tashmë i sheh gjërat më ndryshe duke theksuar se pavarësisht çfarë ka kaluar ajo do jetë gjithmonë suportuesja me e madhe e Stresit.
“Për mua, qëllimi kryesor ishte t’i jepja suport Arkimedit në projektin e tij. Me atë rast, duke qenë se unë nuk kam folur shumë në publik, doja që, nëse do të nxirrja diçka për ne nga ana ime, të ishte një gjë e bukur dhe reale. Në shumicën e rasteve kanë folur portalet, publiku ose vetë Arkimedi për ne. Unë jam shmangur gjithmonë, siç e thamë edhe më parë. Doja të isha pjesë e këtij projekti që nëse dikush hyn të kërkojë për Stresin dhe Keisin, të shohë vetëm një gjë nga kjo: ne gjithmonë jemi aty për njëri-tjetrin – bashkë apo të ndarë. Të dal në temë, marrëdhënia jonë sot mendoj se është shumë më e pjekur. Është e bazuar në respekt, mirënjohje dhe mbështetje. Dashuria mes nesh ka qenë e flaktë, të paktën nga ana ime. Unë kam qenë e marrosur, ahaha! Stresi im vinte nga Stresi vetë domethënë, por edhe lumturia ime vinte nga ajo e tij. Nëse dikur kishim një dashuri posesive dhe prisnim reciprocitet, sot mendoj se është një dashuri pa kushte dhe e pa imponuar.”
Në fund Keisi dha mesazhin për të gjithë se është e rëndësishme të marrin më të mirën e mundshme nga çdo situatë.
“Mesazhi im është ky: përpiquni të merrni të mirën nga çdo situatë, edhe nga ato më të vështirat… qoftë edhe vetëm një mësim. Jo çdo ndarje sjell urrejtje. Një ndarje nuk do të thotë se dashuria ka marrë fund, ajo thjesht merr forma të tjera. Nëse e keni dashur dikë vërtet, dashurojeni ende, në mënyrën tuaj, u shpreh ajo.
What's Your Reaction?






