Prokuroria e Tiranës kërkesë Libanit: Të ekstradohet babai vrasës, Gjermania të marrë në pyetje bashkëshorten e Rayan Alwan

Prokuroria e Tiranës u ka dërguar autoriteteve të drejtësisë libaneze kërkesën për të ekstraduar 49-vjeçarin Fadi Alwan, i cili akuzohet për vrasjen e të bijës Rayan Alwan, e cila u qëllua për vdekje nga i ati teksa kishin ardhur në Shqipëri si turiste. Prokurori i çështjes thotë në shkresa se kërkesa për ta ekstraduar nga […] The post Prokuroria e Tiranës kërkesë Libanit: Të ekstradohet babai vrasës, Gjermania të marrë në pyetje bashkëshorten e Rayan Alwan first appeared on JavaNews.al.

Maj 9, 2025 - 16:30
 0
Prokuroria e Tiranës kërkesë Libanit: Të ekstradohet babai vrasës, Gjermania të marrë në pyetje bashkëshorten e Rayan Alwan

Prokuroria e Tiranës u ka dërguar autoriteteve të drejtësisë libaneze kërkesën për të ekstraduar 49-vjeçarin Fadi Alwan, i cili akuzohet për vrasjen e të bijës Rayan Alwan, e cila u qëllua për vdekje nga i ati teksa kishin ardhur në Shqipëri si turiste.

Prokurori i çështjes thotë në shkresa se kërkesa për ta ekstraduar nga Bejruti bazohet në marrëveshjen e reciprocitetit.

Kjo kërkesë prokurorit i është përcjellë pak ditë pasi palestinezi Fadi Alwan u arrestua në Liban, dhe prangosja e tij iu njoftua Shqipërisë përmes Interpolit. Ndaj babait vrasës, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit në mungesë për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Babë e bijë udhëtuan nga gjermania drejt Tiranës dhe morën një shtëpi me qira online, ndërsa u prezantuan si çift. Pesë ditë më vonë krimi u zbulua nga pronarët e hotelit kurse policia e gjeti 24-vjeçaren të masakruar me armë të ftohtë. I dyshuari kishte fshirë çdo gjurmë të vrasjes dhe ishte larguar.

Një kërkesë e dytë është përcjellë përmes letërporosisë drejt Gjermanisë ku prokurori i çështjes kërkon informacione nga të afërm të viktimës mbi problemet dhe konfliktet e mundshme.

Një ndër personat që kërkohet të pyetet është edhe e ëma e 24-vjeçares si dhe të afërm të tjerë. Trupi i Rayan Alwan u tërhoq nga të afërm të saj, thanë burimet e Top Channel, të cilat janë në pritje të drejtësisë së dy vendeve.

The post Prokuroria e Tiranës kërkesë Libanit: Të ekstradohet babai vrasës, Gjermania të marrë në pyetje bashkëshorten e Rayan Alwan first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.