Spaho akuza kandidatit të PS për blerje votash, policia: Nuk u konstatua asnjë veprim i paligjshëm

Policia e Korçës ka reaguar pas denoncimit të bërë nga kandidati demokrat Edmond Spaho, i cili pretendonte se kandidati socialist Arian Jaupllari po blinte vota në fshatin Podgorie. Policia thotë se nga kontrollet dhe deklarimet e marra personave shfaqeshin në këto pamje dhe kandidatit për deputet të PS, nuk u konstatua ndonjë veprim i paligjshëm […] The post Spaho akuza kandidatit të PS për blerje votash, policia: Nuk u konstatua asnjë veprim i paligjshëm first appeared on JavaNews.al.

Maj 9, 2025 - 19:00
 0
Spaho akuza kandidatit të PS për blerje votash, policia: Nuk u konstatua asnjë veprim i paligjshëm

Policia e Korçës ka reaguar pas denoncimit të bërë nga kandidati demokrat Edmond Spaho, i cili pretendonte se kandidati socialist Arian Jaupllari po blinte vota në fshatin Podgorie. Policia thotë se nga kontrollet dhe deklarimet e marra personave shfaqeshin në këto pamje dhe kandidatit për deputet të PS, nuk u konstatua ndonjë veprim i paligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votës.

Nën hetim ka vënë një 34-vjeçar që ka kryer regjistrimin e videos të personit që shfaqej në pamje. Sipas policisë, 34-vjeçari ka refuzuar t’i japë policinë pajisjen me të cilën ka kryer regjistrimin e videos, duke u bërë shkak për pengimin e hetimeve të mëtejshme nga strukturat ligjzbatuese.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për shtetasin A. P, 34 vjeç, banues në Podgorie, Maliq, me precedent të mëparshëm kriminal dhe i dënuar për vepra penale në fushën prodhimit dhe shitjes së narkotikeve dhe të krimeve kundër personit.

Njoftimi i policise:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë porsa janë njohur me një postim në rrjetet sociale ku në dy video të postuara pretendohej se një kandidat për deputet i subjektit politik Partia Socialiste ka qene duke u ofruar shuma parash ne këmbim të votave banorëve të fshatit Podgorie-Maliq, menjëherë nisën punën për verifikimin e rastit.

Si rezultat i veprimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, proceduan penalisht për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për shtetasin A. P, 34 vjeç, banues në Podgorie, Maliq, me precedent të mëparshëm kriminal dhe i dënuar për vepra penale në fushën prodhimit dhe shitjes së narkotikeve dhe të krimeve kundër personit.

Nga veprimet hetimore të kryera, kontrollet dhe deklarimet e marra shtetasve të cilët shfaqeshin në këto pamje dhe kandidatit për deputet shtetasit A.J, nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave.

Gjithashtu, nga analiza e pamjeve filmike dhe nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi A. P., ka qenë personi i cili ka kryer regjistrimin audio-video të shtetasit që shfaqet në ato pamje.

Shtetasi A. P., ka refuzuar vënien në dispozicion të Policisë me qëllim ekspertimin të pajisjes me të cilën ka kryer ketë regjistrim, duke u bërë shkak për pengimin e hetimeve të mëtejshme nga strukturat ligjzbatuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë garanton qytetarët dhe subjektet politike se strukturat e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin, parandaluar dhe goditur paligjshmëritë me qëllim krijimin e një ambienti akoma dhe më të sigurt.

The post Spaho akuza kandidatit të PS për blerje votash, policia: Nuk u konstatua asnjë veprim i paligjshëm first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.