241 milionë euro në tre muaj, emigrantët po u dërgojnë më shumë para familjeve në Shqipëri

Plakja e popullsisë dhe kriza e çmimeve që vijon kanë shtuar nevojat e veçanërisht të moshuarve në vend. Rrjedhimisht të afërmit në emigrim po u dërgojnë atyre më shumë para. Në tre muajt e parë të vitit remitancat kapën nivelin e 241 milionë eurove. Emigrantët shqiptarë iu dërguan familjeve të tyre 241 milionë euro në […]

Qeshor 10, 2024 - 22:05
 0
241 milionë euro në tre muaj, emigrantët po u dërgojnë më shumë para familjeve në Shqipëri
Reklamë
Reklamë

Plakja e popullsisë dhe kriza e çmimeve që vijon kanë shtuar nevojat e veçanërisht të moshuarve në vend. Rrjedhimisht të afërmit në emigrim po u dërgojnë atyre më shumë para. Në tre muajt e parë të vitit remitancat kapën nivelin e 241 milionë eurove.

Emigrantët shqiptarë iu dërguan familjeve të tyre 241 milionë euro në tre muajt e parë të vitit. Të dhënat nga Bankës e Shqipërisë tregojnë se në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, remitancat janë rritur me 28 milion euro apo 13 për qind.

Kemi një inflacion ende prezent në vend gjë që sjell kërkesë mbi ekzistencën dhe varësin a grupeve vulnerabël ndaj remitancave”, tha socialogia Eris Dhamo.

Nevojën për më shumë para si pasojë e shtrenjtimit të jetesës e pohojnë edhe vetë qytetarët që presin remitanca.

Tani që janë rritur çmimet jemi të detyruar që t’u kërkojmë fëmijëve më shumë para. Unë kam vëllezërit që më ndihmojnë se përndryshe…

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, dy qarqet më të varfra të vendit, Kukësi dhe Dibra, janë edhe ato që kanë varësinë më të lartë nga remitancat. Njëkohësisht, në rang vendi, 26 për qind e familjeve shqiptare që marrin para nga jashtë, kanë më pak të ardhura në dispozicion se sa pjesa tjetër.

Nëse po prapë do t’iu referohemi shifrave të INSTAT, atëherë do të kuptojmë se paratë nga remitancat shkojnë për të plotësuar nevojat bazike dhe jo për argëtim apo luks”, shtoi Dhamo.

Me gjithë shifrat e rritura, për shkak të zhvlerësimit të euros familjet shqiptare kanë pasur më pak lekë në duar. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë humbja e familjeve shqiptare si pasojë e zhvlerësimit të valutës europiane përllogaritet në rreth 15 për qind krahasuar me një vit më parë./a2

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.