Modelja shqiptare tregon si i fejuari, Mergim Berisha e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë, para dasmës

Modelja e njohur shqiptare, Vesa Vllasaliu ka zbuluar se si ish-partneri, futbollisti Mërgim Berisha e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë. Vesa Vllasaliu u shpreh se vuajti shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se tashmë Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte. “Zemrën e kam shumë të thyer, […]

Tetor 20, 2023 - 11:55
 0
Modelja shqiptare tregon si i fejuari, Mergim Berisha e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë, para dasmës

Modelja e njohur shqiptare, Vesa Vllasaliu ka zbuluar se si ish-partneri, futbollisti Mërgim Berisha e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë.

Vesa Vllasaliu u shpreh se vuajti shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se tashmë Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte.

“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”, tha modelja.

Vesa Vllasaliu tregoi se futbollistin me një vajzë në Gjermani, ndërsa vetë ishte në Zvicër dhe ishte një shoqe e saj i kishte treguar për këtë.
Në atë moment, ajo zbuloi se vajza në krah të të dashurit të saj ishte pikërisht mikja e saj më e mirë dhe i dërgoi mesazh babait të saj, duke i thënë se “vajza jote më ka marrë burrin”.

“Kam nisur të shoqërohem me shumë turq që jetonin në Gjermani. E kisha një shoqe, e cila ishte në një grup të fansave dhe i tha njërit “Vesa është kthyer prapë me të”, thotë jo nuk është e mundur por po e pyes.

Më pyeti dhe i thashë “Jam në Zvicër në Gjermani”. Më përshkroi vajzën që ishte me ish të fejuarin tim dhe ma ndjeu zemra. I dërgova foto të saj dhe më tha që “po ajo është”.

I shkruajta asaj “çfarë njeriu je ti që do të dalësh me të fejuarin tim”, më tha që “kam dalë për ty, kam pasur edhe një shoqe”, ishte gënjeshtër normal. Ishte shqiptare nga Gjilani. Unë i besova dhe i kam shkruajtur babait të saj “i thashë vajza jote më ka marrë burrin”. Por si naive, kur më tha që nuk është ajo, i shkruajta sërish babait të saj “më fal se nuk qenka e vërtetë”, u shpreh Vesa.

Ndërsa zbuloi se futbollisti doli publikisht me shoqen e saj, dy javë pas ndarjes së tyre dhe në ditën kur kishin planifikuar dasmën ai postoi një emoji zemre për partneren e re.

“Dy javë pasi ne u ndamë, dolën publikisht. Jo në social media, por jashtë, dorë për dore. Kam ardhur në Kosovë, në korrik më duket edhe shoqja “hajde shohim instagramin e tij”, pamë një zemër, pikërisht atë ditë kur e kemi pasur dasmën. Mendova se akoma më do. Mbas një muaji publikoi një Story me atë vajzën, njoha veshjen dhe duart, edhe unazën. Jo, ajo s’është më e mirë se unë. Ata janë martuar, kanë 1 vit. Plagët që kam mi mbushin njerëz të tjerë”, tha ajo.

PADIA

Pas ndarjes në vitin 2017, Vesa Vllasaliu akuzoi Mërgim Berishën për dhunë. Ajo pretendoi se futbollisti e kishte dhunuar, si edhe nuk e ka lejuar të marrte sendet personale në banesën ku jetonin së bashku.

Vllasaliu ngriti padi ndaj futbollistit në një Gjykatë në Anadoll, ku thuhet se ata jetonin së bashku që nga shtatori i vitit 2021 dhe planifikonin të martoheshin së bashku.

Në padi pretendohej se Berisha kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka nxjerrë me forcë nga banesa në Umraniye, ku jetonin së bashku.

Ajo shprehej se futbollisti nuk e kishte lejuar të merrte as rrobat dhe as sendet personale kur e dëboi me forcë nga banesa.

Sipas saj, sulmuesi kishte urdhëruar rojet e sigurisë që të mos e lejonin atë që të hynte më në shtëpi.

“Qëllimi i saj është të marrë sendet personale dhe të ndërpresë çdo marrëdhënie me palën tjetër. Megjithatë, klienti (Vesa Vllasaliu) mund të ekspozohet sërish ndaj dhunës nga pala tjetër (Mergim Berisha). Përveç kësaj, ai ka përdorur fjalë fyese, sharje e ofendime ndaj avokatit”, shkruhej në padi, ku pretendohej se Berisha e kishte kërcënuar ish-partneren.

Gjykata vendosi që futbollisti të mos afrohet për 2 muaj në banesën apo vendin e punës së ish-partneres së tij.

Gjithashtu, gjykata tha se Berisha nuk duhet të shqetësojë për dy muaj Vllasaliun përmes mjeteve të komunikimit, apo mjeteve të tjera, dhe nëse konstatohet se ai nuk respekton vendimin atëherë do të dënohet me 3 deri në 30 ditë burg.

AKUZAT

Pas ndarjes nëpërmjet një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter” modelja ka shkruar se në 3 vite lidhje, 2 vite fejesë dhe jetesë prej 1 vite e gjysmë sulmuesi Berisha e ka nxjerrë nga shtëpia dy muaj para dasmës.

Gjithashtu Vllasaliu me anë të një komenti ka deklaruar se 24-vjeçari vinte në orën 4 të mëngjesit i alkoolizuar:

“3 vite lidhje, rreth 2 vite fejesë, jetuam 1.5 vjet bashkë dhe më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi mbaroi lidhja jonë, njerëzit e panë atë me dikë të ri dhe tani ai është hapur në rrjetet sociale.

Nuk mund të lihet vetëm një grua në shtëpi deri në 4 të mëngjesit. Paç fat me alkoolin”, shkroi Vllasaliu.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.