Tatimi mbi pagat apo kapitalin, një krahasim mes Shqipërisë dhe Francës

Sa paguajnë tatim mbi pagë shqiptarët! Do të shohim më poshtë një krahasim, të bërë nga ekspertë tatimorë, që kanë zgjedhur Francën, si vendin me sistemin më të ngarkuar tatimor, për ta krahasuar me vendin tonë. Të ardhurat i kemi vendosur në bazë të njëjtë, pra në monedhën europiane. Sipas ish avokatit të tatimpaguesve, Artur […]

Qeshor 16, 2024 - 14:40
 0
Tatimi mbi pagat apo kapitalin, një krahasim mes Shqipërisë dhe Francës
Reklamë
Reklamë

Sa paguajnë tatim mbi pagë shqiptarët! Do të shohim më poshtë një krahasim, të bërë nga ekspertë tatimorë, që kanë zgjedhur Francën, si vendin me sistemin më të ngarkuar tatimor, për ta krahasuar me vendin tonë. Të ardhurat i kemi vendosur në bazë të njëjtë, pra në monedhën europiane.

Sipas ish avokatit të tatimpaguesve, Artur Papajani, francezëve iu shkon norma e tatimit 45% të pagës, shqiptarët maksimumi paguajnë 23% të pagës së tyre.

Por le të shohim detajet, duke iu referuar të ardhurave personale vjetore:

Reklamë
Reklamë

Për të ardhura deri 11 294 € (1 160 000 lekë), francezët nuk tatohen.
Shqiptarët për të ardhura mbi 5 715 € (587 mijë lekë) fillojnë të tatohen me 13%.
Për të ardhura nga 5 715 €, deri 18 428 €, shqiptarët tatohen me normë 13%, francezët tatohen me normë 11%.
Për të ardhura nga 18 428 € – 27 478 €, shqiptarët tatohen me normë 23 %, ndërsa francezët tatohen me normë 11%.
Nëse krahasojmë të ardhurat në vlerë nominale në të dyja vendet, vëmë re që nuk ka asnjë indeksim për koston e jetesës. Plus, tatimi fitimi është vetëm një nga pjesët e pagës. Ekspertët fiskale thonë se më i drejtë do të ishte krahasimi nëse krahasojmë raportin page bruto kundrejt page neto, në të dy vendet.

Në Shqipëri ligji detyron që, pas tatimit mbi pagën neto, paguajmë për çdo lloj produkti ose shërbimi edhe 20% TVSH. Franca, për shembull e ka tatimin mbi produkte apo shërbime me shkalle, ku paguan shumë herë më pak në produkte bazë.

Për individët tregtarë, të vetëpunësuarit, si dhe entitetet, me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.