E rëndë në Kolonjë, 33-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuar, dyshimet e para (EMRI)

Një 33 vjeçar i identifikuar si banor i fshatit Kagjinas të bashkisë së Kolonjës është gjetur i mbytur në rezervuarin e këtij fshati

Qeshor 17, 2024 - 09:30
 0
E rëndë në Kolonjë, 33-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuar, dyshimet e para (EMRI)
Reklamë
Reklamë

Një 33 vjeçar i identifikuar si banor i fshatit Kagjinas të bashkisë së Kolonjës është gjetur i mbytur në rezervuarin e këtij fshati

Burime të siguruara thanë për gazetarin e Vizion Plus Tonin Frroku se 33 vjeçari një ditë më parë është larguar nga banesa e tij ndërkohë që familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij.

Gjetja e trupit është bërë e mundur vetëm ditën e sotme në ujërat e këtij rezervuari nga një prej familjarëve të tij dhe ka lajmëruar uniformat blu të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Reklamë
Reklamë

Ka qënë shërbimi zjarrfikës ai që ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga rezervuari ndërkohë që 33 vjeçari është dërguar në morgun e Korçës për ekspertize për të mësuar shkakun e vdekjes në qoftë se ka qenë vetmbytje apo ka pësuar arrest kardiak.

Sipas policisë 33 vjeçari Emiljano Bahollari kishte probleme të shëndetit mendor.

“Mëngjesin e sotëm, në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Borovë, Kolonjë.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme“, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.