Shkelën perimetrin dhe rrezikuan jetët e pushuesve, bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Vlorë kanë bllokuar dy mjete lundruese të cilat shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Një prej mjeteve u bllokua në Zvërnec dhe drejtuesi u ndëshkua me masë administrative 100,000 lekë të rinj. Ndërsa në plazhin e Palasës u bllokua një mjet lundrues gomone që kishte […]
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Vlorë kanë bllokuar dy mjete lundruese të cilat shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Një prej mjeteve u bllokua në Zvërnec dhe drejtuesi u ndëshkua me masë administrative 100,000 lekë të rinj.
Ndërsa në plazhin e Palasës u bllokua një mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.
Drejtuesi i gomones u ndëshkua me 100,000 lekë të rinj.
Policia Kufitare njofton se në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe patrullat tokësore do të vijojnë monitorimin e të gjitha zonave bregdetare.
/a.r
What's Your Reaction?