“Toka mund të më gëlltisë”, gropa të thella hapen në tokat bujqësore

Dy gropa gjigante janë shfaqur në Konya, një provincë e madhe bujqësore në Turqi, në tokën e një fermeri. “Sa herë që jam duke punuar tokën, mendoj se toka mund të hapet papritur e të më gëlltisë brenda, por nuk kam zgjidhje tjetër. Duhet të punoj, të mbaj familjen”, thotë Fatih Sik, fermeri turk. Kjo pjesë […]

Korrik 2, 2024 - 13:20
 0
“Toka mund të më gëlltisë”, gropa të thella hapen në tokat bujqësore

Dy gropa gjigante janë shfaqur në Konya, një provincë e madhe bujqësore në Turqi, në tokën e një fermeri. “Sa herë që jam duke punuar tokën, mendoj se toka mund të hapet papritur e të më gëlltisë brenda, por nuk kam zgjidhje tjetër. Duhet të punoj, të mbaj familjen”, thotë Fatih Sik, fermeri turk.

Kjo pjesë e Anadollit qendror ka pasur gropa të tilla prej shekujsh, mirëpo numri i tyre është rritur shumë, vitet e fundit, pasi mungesa e shirave i ka detyruar bujqit të hapin puse për ujitje, duke shkaktuar kështu rrëshqitje dherash.

Shumë prej gropave janë jashtëzakonisht të thella, duke u zhytur deri në 50 metra. Gjenden kudo në këtë zonë dhe mund të hasen edhe në fushat e mëdha me misër, panxharë dhe grurë.

“Një nga faktorët kryesorë të hapjes së gropave është ndryshimi i klimës”, thotë Arif Delikan, një profesor i Universitetit Teknik të Konya-s, i cili ka identifikuar 640 gropa të përmasa të ndryshme në zonë. Ato mund të formohen natyrshëm ose përmes veprimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të njerëzve.

Pavarësisht rrezikut të madh që paraqesin, vendasit kanë ditur t’i shfrytëzojnë këto gropa edhe për turizëm. Një hotel luksoz me 13 dhoma që ndodhet në buzë të gropës më të vjetër në zonë është hapur, së fundmi, për të pritur vizitorët kuriozë nga e gjithë bota.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.