Ekzistonin rreth 4 mijë vite më parë, zbulohen dëshmi të një qytetërimi të humbur në Amerikën e Jugu

Arkeologët kanë zbuluar prova të një civilizimi të humbur që dikur ka jetuar në Amerikën e Jugut të paktën 4000 vjet më parë. Ata zbuluan vizatime të lashta në një mal të Venezuelës, të cilat paraqisnin dizajne shumëngjyrëshe, motive gjethesh dhe figurash me shkop që mund të kenë qenë pjesë e një rituali misterioz. Studiuesi […]

Korrik 4, 2024 - 18:30
 0
Ekzistonin rreth 4 mijë vite më parë, zbulohen dëshmi të një qytetërimi të humbur në Amerikën e Jugu
Reklamë
Reklamë

Arkeologët kanë zbuluar prova të një civilizimi të humbur që dikur ka jetuar në Amerikën e Jugut të paktën 4000 vjet më parë. Ata zbuluan vizatime të lashta në një mal të Venezuelës, të cilat paraqisnin dizajne shumëngjyrëshe, motive gjethesh dhe figurash me shkop që mund të kenë qenë pjesë e një rituali misterioz.

Studiuesi kryesor, José Miguel Pérez-Gómez, tha se studimet e mëparshme nuk kanë gjetur asnjë shenjë të aktivitetit njerëzor në këtë rajon, duke sugjeruar se arti është bërë nga një qytetërim i panjohur më parë. Disa nga vizatimet janë të vendosura në zona të paarritshme, në hapësira ​​shkëmbinjsh.

Është përdorur më së shumti një pigment natyral i bërë nga argjila e bluar, kuarci dhe shkumësi që kishte një nuancë të lehtë portokalli. Sipas studimit, duhet të kryhen më shumë kërkime për të ditur kuptimin pas vizatimeve dhe se çfarë përfaqësojnë ato.

Reklamë
Reklamë

Krahasimet e deritanishme tregojnë ngjashmëri me pikturat shkëmbore pranë kufirit me Brazilin, megjithatë, arti shkëmbor i sapogjetur e mund të jetë edhe më i vjetër.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.