Vrasja e vëllezërve Bytyqi, Kurti: Koha e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me anë të një reagimi tha se duhet të marrë fund epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme të Serbisë ndaj shqiptarëve. Këtë reagim Kurti e ka postuar në platformën X, ndërsa fjalët e tij i ka shpërndarë edhe zëdhënësi i DASH, Matteu Miller. Pikërisht Miller ka kërkuar që Serbia […]

Korrik 8, 2024 - 21:15
 0
Vrasja e vëllezërve Bytyqi, Kurti: Koha e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund
Reklamë
Reklamë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me anë të një reagimi tha se duhet të marrë fund epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme të Serbisë ndaj shqiptarëve.

Këtë reagim Kurti e ka postuar në platformën X, ndërsa fjalët e tij i ka shpërndarë edhe zëdhënësi i DASH, Matteu Miller. Pikërisht Miller ka kërkuar që Serbia të përfundojë hetimin e rastit të vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi në Serbi në vitin 1999.

“Trupat e tre vëllezërve të rinj shqiptarë kosovarë, të cilët ishin gjithashtu shtetas amerikanë, u gjetën në një varr masiv menjëherë pas luftës”.

Reklamë
Reklamë

“Agroni, Mehmeti dhe Ylli u vranë në paraburgimin e policisë serbe, me plumba në kokë, ndërsa duart e tyre ishin të lidhura”.

“Megjithatë askush nuk është mbajtur përgjegjës. Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund”, ka shkruar Kurti.

Vëllezërit Bytyqi kanë luftuar në krah të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kanë qenë shtetas të SHBA-ve. Ata janë vrarë në vitin 1999, pasi janë arrestuar nga autoritetet serbe, për shkak se, siç është thënë në atë kohë, kanë hyrë “ilegalisht” në Serbi.

Trupat e tyre të pajetë janë gjetur në qershor 2001, në një varrezë masive në Petrovo Sello, në lindje të Serbisë. Dy policë serbë të akuzuar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, Sreten Popoviç dhe Millosh Stojanoviç janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Lartë e krimeve të luftës në Beograd.

Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasje në korrik 1999. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë në shkurt 2019 se vrasja e vëllezërve Bytyqi është një krim i rëndë dhe sipas tij, ‘Serbia po bën gjithçka për të hetuar rastin’.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.