Punëtorët e Kuvendit në protestë, LDK: Le t’i bindë Armend Muja se i kanë pagat mjaftueshëm të larta

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për protestën e paralajmëruar të stafit teknik të Kuvendit të Kosovës për shkak të pagave të ulëta. Bajrami ka thënë se pret nga deputeti i VV’së Armend Muja të dalë t’u thotë protestuesve se “i kanë pagat mjaftushëm të larta, se atyre u janë rritë pagat së paku […]

Korrik 9, 2024 - 10:15
 0
Punëtorët e Kuvendit në protestë, LDK: Le t’i bindë Armend Muja se i kanë pagat mjaftueshëm të larta
Reklamë
Reklamë

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për protestën e paralajmëruar të stafit teknik të Kuvendit të Kosovës për shkak të pagave të ulëta.

Bajrami ka thënë se pret nga deputeti i VV’së Armend Muja të dalë t’u thotë protestuesve se “i kanë pagat mjaftushëm të larta, se atyre u janë rritë pagat së paku 200 euro në tri vitet e fundit vetëm se ata nuk po e dinë”.

“Sot, punëtorët e kompanisë që ka përgjegjësinë për mirëmbajtën e ndërtesave të Kuvendit protestojnë për shkak të pagave të ulëta. Pres nga deputeti Armend Muja që të ju adresohet protestusëve dhe t’i bindë se ”ata i kanë pagat mjaftushëm të larta, se atyre u janë rritë pagat së paku 200 euro në tri vitet e fundit vetëm se ata nuk po e dinë”.”

Reklamë
Reklamë

Bajrami e ka quajtur Qeverinë Kurti “qeveri të propagandës”.

Punëtorët që mirëmbajnë ndërtesat e Kuvendit në protestë, Bajrami: Le t’i bindë Armend Muja se i kanë pagat mjaftueshëm të larta

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për protestën e paralajmëruar të stafit teknik të Kuvendit të Kosovës për shkak të pagave të ulëta.

Bajrami ka thënë se pret nga deputeti i VV’së Armend Muja të dalë t’u thotë protestuesve se “i kanë pagat mjaftushëm të larta, se atyre u janë rritë pagat së paku 200 euro në tri vitet e fundit vetëm se ata nuk po e dinë”.

“Sot, punëtorët e kompanisë që ka përgjegjësinë për mirëmbajtën e ndërtesave të Kuvendit protestojnë për shkak të pagave të ulëta. Pres nga deputeti Armend Muja që të ju adresohet protestusëve dhe t’i bindë se ”ata i kanë pagat mjaftushëm të larta, se atyre u janë rritë pagat së paku 200 euro në tri vitet e fundit vetëm se ata nuk po e dinë”.”

Bajrami e ka quajtur Qeverinë Kurti “qeveri të propagandës”.

“Qeveria e propagandës, ka dështu me me ndryshu pagën minimale, ka dobësu sindikatat dhe nuk është marrë me asnjë çështje sociale nëse kjo e fundit nuk ka rezultu direkt në votë e në përkrahje për LVV-në.”

“Organizatat buxhetore si puna e Kuvendit, kur japin kontrata për shërbime kompanive private, një nga kriteret duhet me qënë edhe paga që kanë me i pagu punëtorët. Të paktën kompanitë që financohen nga buxheti i shtetit nuk duhet me leju që paga minimale e atyre punëtorëve me qënë nën pagën minimale të stafit të organizatës. Mos harroni këta janë punëtorë që komplet paga mujore ju shkon në ushqim e fatura të rrymës, e çmimet janë dyfish me të larta në krahasim me vitin 2021.”

Bajrami ka thënë se qe tri vite në të gjitha matjet vendore e ndërkombëtare, sfida më e madhe e qytetarëve është përballja me çmime të larta.

“Ka tri vite që në të gjitha matjet vendore e ndërkombëtare sfida me e madhe e qytetarëve të vendit është përballushmëria me çmime të larta. Qeveria me mospunë e mosveprime i ka varfëru qytetarët e vendit, andaj sa me parë që këta përtacë shkojnë në shtepi është më mirë për vendin.”

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.