“Ma kishin thënë edhe ish-at e mi”, shokon Julia Fox, deklarata mbi preferencat seksuale

Aktorja Julia Fox, ka zbuluar të hënën përmes një postimi në “TikTok” se është lesbike. Pavarësisht se 34-vjeçarja ka qenë e martuar, ajo zbuloi se nuk i pëlqejnë më djemtë. “Unë kam një pjesë timen gay dhe duhet ta eksploroj më shumë. Mendoj se ish-ët e mi nuk kishin gabuar kur më quajtën lesbike dhe […]

Korrik 9, 2024 - 17:55
 0
“Ma kishin thënë edhe ish-at e mi”, shokon Julia Fox, deklarata mbi preferencat seksuale

Aktorja Julia Fox, ka zbuluar të hënën përmes një postimi në “TikTok” se është lesbike. Pavarësisht se 34-vjeçarja ka qenë e martuar, ajo zbuloi se nuk i pëlqejnë më djemtë.

“Unë kam një pjesë timen gay dhe duhet ta eksploroj më shumë. Mendoj se ish-ët e mi nuk kishin gabuar kur më quajtën lesbike dhe u ankuan se nuk doja të bëja seks me ta”, ka treguar ish-partnerja e reperit Kanye West.

Kujtojmë se lidhja e dashurisë mes Fox dhe West ka zgjatur më pak se dy muaj në vitin 2022, gjatë divorcit të Kanye me yllin televiziv, Kim Kardashian.

Ndërkohë, një vit më vonë, në 2023, Julia tha për “New York Times” se nuk kishte pasur kurrë marrëdhënie seksuale me të.

Fox zbuloi se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale që nga viti 2021. “Dy vjet e gjysmë beqare dhe kurrë nuk kam qenë më mirë”, tha ajo në një deklaratë në rrjetet sociale.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.