Në çfarë ‘investuan’ familjet shqiptare 12 vitet e fundit? Në internet, kondicionerë, makinash dhe…

Të dhënat e CENSIT të fundit të popullsisë dhe banesave treguan se në Shqipëri jetojnë 755 mijë e 950 familje. Por në çfarë kushtesh jetojnë ato dhe në çfarë pajisjesh kanë investuar më shumë në 12 vitet e fundit? Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e familjeve shqiptare i kanë në pronësi banesat […]

Korrik 9, 2024 - 21:15
 0
Në çfarë ‘investuan’ familjet shqiptare 12 vitet e fundit? Në internet, kondicionerë, makinash dhe…

Të dhënat e CENSIT të fundit të popullsisë dhe banesave treguan se në Shqipëri jetojnë 755 mijë e 950 familje.

Por në çfarë kushtesh jetojnë ato dhe në çfarë pajisjesh kanë investuar më shumë në 12 vitet e fundit? Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e familjeve shqiptare i kanë në pronësi banesat në të cilat jetojnë.

Nga 755 mijë e 950 familje, 82,5 përqind e tyre janë pronarë të banesës ku jetojnë ose janë në proces të marrjes së aktit ligjor të pronësisë.

Vetëm 8.8 përqind e familjeve shqiptare jetojnë me qira.

Ndërkohë rezulton se pjesa më e madhe e familjeve, 97 %, zotërojnë pajisje kryesore si televizorë, frigoriferë, telefon celular dhe lavatriçe.

Po ashtu, rezulton se depërtimi i internetit në popullatë ka njohur rritje të fortë vitet e fundit, pasi më shumë se 74 % e familjeve shqiptare kanë sistem fizik të lidhjes së internetit.

Në ndryshim nga CENSI i vitit 2011 rezulton se lidhja fizike e linjës së internetit ka shënuar rritje të konsiderueshme, me 62,2 pikë përqindje.

Në 12 vitet e fundit, rezulton se familjet shqiptare kanë investuar më shumë edhe për pajisje të tjera afatgjata që përmirësojnë jetesën e tyre.

Në këtë kontekst, CENSI i vitit 2023 nxjerr në pah se familjet shqiptare kanë instaluar më shumë kondicionerë dhe panele diellore, raporton SCAN.

Krahasuar me të dhënat e CENSIT 2011, ky cens tregoi një rritje me 27.5 % të familjeve që kanë instaluar kondicionerë.

Një tendencë e re, është rritja e ndjeshme e zotërimit të paneleve diellore nga familjet shqiptare, ku 11,4 përqind e e tyre zotërojnë panele diellore krahasuar me 2,7 përqind që ishte në censin e mëparshëm.

Po ashtu, thuajse gjysma e familjeve shqiptare zotërojnë ose përdorin një makinë, në një kohë që 12 vite më parë ishte vetëm 19.6 përqind.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.