Banka e Shqipërisë cakton likuidatorët, shteti do administrojë kreditë me probleme të mikrokredive

Kanë qenë më shumë se 96 mijë qytetarë shqiptarë që janë prekur nga një fenomenet abuzues, duke qenë klientë të bankave tregtare apo të nivelit të dytë. Fenomeni tashmë është në duart e drejtësisë dhe janë më shumë se dy kompani dhe eksponentë të tyre që po hetohen. Numri i klientëve që vijojnë të kenë […]

Korrik 10, 2024 - 09:45
 0
Banka e Shqipërisë cakton likuidatorët, shteti do administrojë kreditë me probleme të mikrokredive
Reklamë
Reklamë

Kanë qenë më shumë se 96 mijë qytetarë shqiptarë që janë prekur nga një fenomenet abuzues, duke qenë klientë të bankave tregtare apo të nivelit të dytë.

Fenomeni tashmë është në duart e drejtësisë dhe janë më shumë se dy kompani dhe eksponentë të tyre që po hetohen. Numri i klientëve që vijojnë të kenë probleme me kompanitë apo përmbaruesit gjyqësorë është rreth 63 mijë.

Zgjidhja duket se do të vijë pas sekuestrimit të një shume jo më pak se 10 milionë Euro në llogaritë e subjekteve që akuzohen se kanë abuzuar me klientët e tyre, duke kërkuar, në mënyrë të padrejtë, shlyerje të shumave të kredive të marra, sipas skemave tërësisht kriminale, që po gjykohen rast pas rasti.

Reklamë
Reklamë

Në këto kushte, Banka e Shqipërisë, pas shprehjes së vullnetit ligjor për të mos kthyer mbrapsht heqjen e licensës për disa prej këtyre kompanive, ka ecur një hap më tej: Ka vendosur caktimin e likuidatorëve, që kanë si synim “likuidimin e portofolit të kredive të krijuar nga ushtrimi i veprimtarisë financiare në bazë të licencës” dhe se “Banka e Shqipërisë, në rast të revokimit të licencës së subjektit financiar jobankë, fillon menjëherë procesin e likuidimit të portofolit të kredive të krijuar nga ushtrimi i veprimtarisë financiare në bazë të licencës”.

Ky vendim që mban numër 33, i muajit qershor të këtij viti dhe që tashmë është botuar edhe në Fletoren Zyrtare, duket se është hap i duhur administrative dhe ligjor, për të zgjidhur sa mundet, ngërçin e krijuar që nga pezullimi dhe deri te revokimi i licensës i subjekteve nën hetim, për shkelje të licensës së dhënë nga Autoriteti Qendror Monetar.

Banka e Shqipërisë, bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për emërimin e likuidatorit nga lista e administratorëve të falimentimit ose persona të tjerë.

Autoritetet janë duke përgatitur paketën fillestare të informacionit për likuidatorin me informacionet e disponueshme nga raportimet e subjektit në Bankën e Shqipërisë, me qëllim njohjen e situatës financiare të subjektit të vendosur në likuidim. E rëndësishme është të mësohet se likuidatori kryen ose autorizon përditësimet e kredimarrësve të subjektit financiar jobankë në Regjistrin e Kredive. Harton planin e likuidimit të kredive duke mbajtur në konsideratë mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit.

Sakaq mësohet se Banka e Shqipërisë, në muajin shtator të këtij viti do të marrë asistencën e Bankës Botërore për hartimin e një ligji të ri për mbrojtjen e konsumatorit, nisur nga historia e disa kompanive që shesin kreditë e këqija duke abuzuar me licensën e marrë nga Banka Qendrore.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.