“Ndryshimi fillon tani!”, ministri i Jashtëm britanik: Do fillojmë riorganizimin me Europën, të luftojmë për një të ardhme më të mirë

Pas trumfimit të Keir Starmer në zgjedhjet e fundit, ka nisur edhe organizimi i qeverisë së re. David Lammy është zgjedhur në postin

Korrik 10, 2024 - 15:15
 0
“Ndryshimi fillon tani!”, ministri i Jashtëm britanik: Do fillojmë riorganizimin me Europën, të luftojmë për një të ardhme më të mirë
Reklamë
Reklamë

Pas trumfimit të Keir Starmer në zgjedhjet e fundit, ka nisur edhe organizimi i qeverisë së re.

David Lammy është zgjedhur në postin e sekretarit të Jashtëm, i cili në një video prezantim ka deklaruar se Qeveria e re do ta ribashkojë Britaninë dhe do të riorganizojë lidhjet me Europën.

Ai më tej shton se diplomacia do të zërë një vend të rëndësishëm, ndërsa theksin e vendosi tek klasa punëtore, duke qenë se edhe ai është një njeri me ngjyrë që vjen nga një klasë e tillë.

Reklamë
Reklamë

Është në nderin e jetës sime të qëndroj përpara jush si Ministër i Jashtëm, si pasardhës i njerëzve të skllavëruar, një njeri me ngjyrë nga klasa punëtore e Tottenham-it, një komunitet që kurrë më parë nuk ka nxjerrë një Ministër të Jashtëm. Kjo flet se sa moderne dhe shumëkulturore është Britania, krenarisht ndërkombëtare, e vendosur për të dhënë rezultate për njerëzit punëtorë dhe e përkushtuar për një jetë më të mirë për të gjithë ne.

Britania ka një potencial të jashtëzakonshëm, por bota përballet me sfida të mëdha, më shumë shtete të përfshirë në konflikt prej Luftës së Dytë Botërore, me ndryshimin e shpejtë të teknologjisë dhe emergjencën e ndryshimeve klimaterike.

Qeveria do ta ribashkojë Britaninë për sigurinë dhe begatinë tonë këtu. Ajo që ndodh këtu, në Zyrën e Jashtme të Komonuelthit dhe Zhvillimit është thelbësore. Diplomacia ka rëndësi. Ne do të fillojmë me një riorganizim me Europën, sa i takon klimës, dhe vendet që ndodhen në pjesën jugore të globit dhe një ndryshim të shpejtësisë kur flitet për sigurinë europiane, atë globale dhe rritjen ekonomike britanike.

Historia ime është një histori progresi. Progres i arritur nga të gjithë ata që luftuan së  bashku për një të ardhme më të mirë. Le të punojmë për një të ardhme më të mirë. Edhe një herë, ndryshimi fillon tani!”, tha ministri i Jashtëm në fjalën e tij prezantuese.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.